RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Usyk mposht Huck-un me ndërprerje

1 min read

Max Schmelling Halle, Berlin, Gjermani, 9 shtator 2017 – Ashtu siç e kishim parashikuar ne dhe gjithë ekspertët e boksit botëror dhe doli, ashtu edhe u realizua, ku ukrainasi Oleksaner Usyk mposhti gjermanin Marco Huck me nakaut teknik në raund të dhjetë.

Dueli ishte i një anshëm që nga fillimi nga Usyk (13-0, 11 KO) i cili fitoi të gjitha raundet duke mos i lënë as një mundësi gjermanit Huck (40-5-1, 27 KO). Huck me të vërtetë ishte i ngathët duke mos arritur të fitoj as të paktën një raund. Përfaqësimi i shkëlqyeshëm nga Usyk tregon se ai është njëri ndër favoritet për të fituar “Trofeun Ali” në kategorinë kruzer.

Marco Huck ishte i çuditshëm pas këtij meçi duke deklaruar: “Kemi marrëveshje me promoterin Saurland që unë prapë të boksoj me Usyk, duke kërkuar revanshin”. Por, si mund të kërkoj revansh kur nuk tregoi asgjë në këtë përballje. Huck me të vërtetë u dukë qesharak me këtë deklaratë të pakuptimtë.

www.kosovaboxing.org
10 shtator 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.