RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

David Benavidez kampion i ri i botës në WBC

1 min read

Hard Rock Hotel and Casino, Las Vegas, 8 shtator 2017 – 20-vjeçari, David Benavidez (19-0, 17 KO) është kampioni i ri i botës në versionin WBC në kategorinë  super të mesme. Amerikani me origjinë meksikane arriti t`a mposht romunin e manaxhuar nga “Mayweather Promotion” Ronald Gavril (18-2-0, 14 KO) me vendim të një-anshëm dy me një nga gjyqëtarët.

Vendimi ishte mjaft kontraverz dhe shumë larg njëri tjetrit duke sjellur mjaft paqartësi se pati parregullsi në vlerësim. Adalaide Byrd e vlerësoi me 116-111 dhe Dave Moretti 117-111 në të mirë të Benadivez, ndërsa Glenn Trowbridge 116-111 për Ronald Gavril. Pra, në këtë meç u pa se kishte një-anshmëri dhe jo korektsi nga vlerësimi i gjyqëtarëve që dallimi i tyre ishte shumë larg në vlerësim.

Si do që të jetë David Benavidez fitoi brezin më të çmuar në botë, titull ky i lënë vakant nga ugandezi me nënshtetësi suedeze Badou Jack i cili kaloi në një kategori më të lartë, në gjysëm të rënd për të kërkuar sfida të tjera. Jack në meçin e parë sfidoi titullin e kampionit të botës në versionin WBA duke e mposhtur vellsianin Nathan Cleverly duke u shpalluar kampion i botës.

www.kosovaboxing.org
10 shtator 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.