RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Usyk kundër Huck këtë fundjavë

2 min read

“ALI Trophy” fillon me meçin Usyk dhe Huck

Kampioni i botës në kategorinë kruzer në versionin WBO, ukrainasi Oleksander Usyk (12-0, 10 KO) do të mbroj titullin e kampionit të botës kundër gjermanit Marco Huck (40-4-1, 27 KO). Dueli do të zhvillohet këtë fundjavë me 9 shtator në Max Schmelling Halle në Berlin, ku ky meç do të filloj turneun “Ali Trophy” në kategorinë kruzer. Njëherit meçi është çerekfinal i Trofeut Ali, ku fituesi vazhdon më tutje në gjysëmfinale duke pritur kundërshtarët e radhës.

Çka mund të presim nga meçi Usyk dhe Huck?
Gjermani Huck do të mundohet të shfrytëzoj përparsinë e ringut vendas, por do të jetë mjaft e vështirë për te, sepse Huck në dy vitet e fundit ka pësuar dukshëm nga forma e tij, duke pësuar nga polaku Krzystof Glowacky me KO 11 dhe latvinezi Mairis Briedis me UD 12. Ai vjen në këtë meç nga humbja me Briedis dhe kur dihet që ka për kundërshtar Usyk-un, atëhere do të jetë shumë e vështirë për te. Ukrainasi Usyk nga meçi në meç ka shkëlqyer me performancën e tij duke mposhtur Krzystof Glowacky-n me vendim unanim, duke i rrëmbyer titullin e kampionit të botës në WBO dhe duke e mbrojtur dy herë kundër afrikanit nga jugo-afrikanit Thabiso Mchunu me KO 9 dhe amerikanit Michael Hunter me UD 12.

Parashikimi im për këtë përballje do të jetë: Usyk fiton me ndërprerje duke vazhduar më tutje.

Çiftet tjera të “Ali Trophy” në kategorinë kruzer janë: Yunior Dorticos (21-0, 20 KO) dhe Dmitri Kudrayshov (21-1, 21 KO) që boksojnë me 23 shtator në San Antonio të SHBA-ve. Pastaj Mairis Briedis (22-0, 18 KO) dhe Mike Perez (22-2-1, 14 KO) që do të boksojnë me 30 shtator në Riga të Latvisë. Dhe Murat Gassiev (24-0, 17 KO) dhe Krzystof Wlodarczyk (53-3-1, 37 KO) që do të ndeshën me 21 tetor në Newark të SHBA-ve. Pra, fundi i tetorit do të na jap emrat e katër fituesve në këtë kategori.

Nga çiftet e lartë përmendura shihet se do të ketë mjaft duele interesante. Sipas parashikimit tim, favorit për të fituar trofeun ALI dhe të unfikojë të gjithë titujt e kampionit botëror në kategorinë kruzer, është ukrainasi Oleksander Usyk. Kampioni Olimpik nga “Londra 2012” ka gjitha përparsit dhe kualitetin që të tjerët nuk e kanë duke mos i përjashtuar edhe të tjerët, por duhet të theksojmë se Usyk është i veçantë dhe një nivel më special.

Kosova Boxing do t`ju sjellë të veçantat, raportimet, analizat nga ky super turne.

Artan Vërbica
7 shtator 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.