RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Miguel Cotto, WBO kampion i ri i botës në kategorinë super-velter

1 min read

StubHub Center, Carson, Kaliforni, 26 gusht 2017 – Deri sa gjithë vemendja e boksit ishte përqëndruar në Las Vegas në meçin spektakular ndërmjet Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, në Carson të Kalifornisë u zhvillua një betejë me vlerë për titull të kampionit të botës, ndërmjet porto-rikanit Miguel Cotto dhe japonezit, Yoshihiro Kamegai.

Meçi ishte organizuar nga promoteri Oscar De La Hoya dhe emituar nga televizioni i njohur amerikan HBO. Dueli ishte i një anshëm ku Cotto dominoi gati të gjithë raundet. Të tre gjyqëtarët i dhanë fitoren porto-rikanit (120-108, 119-109 dhe 118-110).

Cotto (41-5-0, 33 KO) u rikthye pas 18-muajve dhe kjo fitore rikthen atë sërish me më të mirët në botë. Ai është njëri ndër boksierët më të mirë në botë në dy dekadat e fundit. Ndërsa japonezi Kamegai (27-4-2, 24 KO) lëshoi një rast të mirë për t`u kurorëzuar me titullin e kampionit të botës.

www.kosovaboxing.org
27 gusht 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.