RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Badou Jack mposht Nathan Cleverly me TKO 5

1 min read

T-Mobile Arena, Las Vegas, SHBA, 26 gusht 2017- Suedezi i natyralizuar, Badou Jack (22-1-2, 13 KO) ka arritur të mposht mbrëmë kampionin e botës, vellsianin Nathan Cleverly (30-4-0, 16 KO) me ndërprerje në raund të pestë. Me këtë fitore të madhe Jack arriti të fitoj titullin e botës në versionin WBA në kategorinë gjysëm të rënd.

Dueli i cili ishte parameç i Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, u përcaktua me fitore nga Jack i cili ishte superior që nga fillimi. Jack pjesë e ekipit “Mayweather Promotions” arriti me këtë fitore të shpallet kampion i botës në dy kategori të ndryshme. Ai më parë ishte kampion i botës në versionin WBC në kategorinë super të mesme.

Tani kjo fitore rritë apetit e tij, ku Jack mundet të mbroj titullin e kampionit të botës regullar në WBA dhe të konkurroj ti fitoj edhe të tjerët ku priten të shpallen vakant, pasi Ward pronar i titujve Super WBA, IBF dhe WBO, dëshiron të kaloj në kategorinë kruzer, ndërsa Sergey Kovalev nuk ka vendosur akoma por ka paraljmëruar penzionimin.

www.kosovaboxing.org
27 gusht 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.