RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Mayweather mposht McGregorin në duelin milionësh

2 min read

T-Mobile Arena, Las Vegas, SHBA, 26 gusht 2017- Duelin milionësh ndërmjet amerikanit Floyd Mayweather dhe iralndezit Conor McGregor ka përfunduar në dobi të Mayweather i cili arriti ta mposht McGregorin me nakaut teknik në raund të dhjetë.

Ashtu siç pritej që ky meç më shumë do të jetë një spektakël dhe pak boks, doli të jetë për shkak të moshës së shtyrë të Mayweatherit i cili nga penzionimi u kthye për këtë përballje, ndërsa që legjenda e UFC-së zhvilloi meçin e parë profesionist në boks dhe kishte ngathësi dhe dallime të mëdha.

Meçi filloi me një dominim të McGregor i cili fitoi tre raundet e para, ndërsa që nga e katërta e deri tek i fundit Mayweather mori kontrollin e meçit duke dominuar meçin deri në fund të raundit të dhjetë kur McGregor nuk kishte më forcë të mbrohej, deri sa gjyqëtari Robert Byrd ndali luftën.

Kjo është fitorja e 50-të në karrierë për Mayweatherin në po aq meçe të zhvilluar për 21-vite. 

“E kishim analizuar mirë McGregorin. Ai gjuan goditje të fuqishme dhe plani ynë ishte që ai në fillim të shpenzoj fuqin e pastaj unë ti kundër përgjigjem” theksoi Mayweather.

Në pyetjen se a do të boksoj sërish, amerikani theksoi: “Jo, definitivisht jo. Ky ishte meçi i fundit i imi” tha Mayweather.

Nga kjo përballje 40-vjeçari Floyd Mayweather fitoi 100 milion dollar, ndërsa 29-vjeçari Conor McGregor fitoi 30 milion dollar. Kjo shumë e fituar nga McGregor është dhjetëfishi i tij sa ka fituar për 10-vite në UFC ku ai deri më tani është paraqitur.

www.kosovaboxing.org
27 gusht 2017

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.