Usyk 98.4 kg – Chisora 115.6 kg
1 min read
Gjithçka është gati për përballjen e duelit ndërmjet Oleksander Usyk dhe Derek Chisora e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në Wembley Arena në Londër.
Në matje zyrtare Usyk doli të jetë 98.4 kg, ndërsa Chisora ishte 115.6 kg. Këto matje tregojnë mjaft shumë e para shihet se Usyk sa vështirë e ka të ngrisë muskujt gjë që nuk është e lehtë, ndërsa në anën tjetër Chisora i cili mesatarisht peshon 110 kg, ai kësaj radhe ka shtuar 5.6 kg më shumë. Strategjia e Chisorës është “ALL IN” të shkoj në nokaut.
Në matje zyrtare si çdo herë edhe kësaj radhe Chisora solli atraktivitet. Ai kishte veshur pantollona ushtarake dhe në pjesën e lartë ishte lyer me të bardhë dhe vetëm sytë dhe gojën e kishte me të zezë. Në gjoks të Chisorës shkruante “WAR”, që do të thotë luftë.
Në pyetjen për peshën i pyetur nga gazetari drejtuar Usyk se është 17 kg më i rënd Chisora se Usyk, ukrainasi iu përgjigjë: “Nuk më shqetson as pak që ai është më i rënd se unë.
Chisora për mediat theksoi vetëm fjalën, luftë, “WAR, WAR, WAR”.
www.kosovaboxing.org
30 tetor 2020
