RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

UFC: Oveerem mposht Lesnar duke e penzionuar

1 min read

Las Vegas, 31 Dhjetor 2011 – Njeriu që konsiderohet si më i forti në planet sa i përket ringjeve, luftëtari i MMA dhe kick-boxit,  Alistair Overeem ka mposhtur bishën tjetër amerikanin Brock Lesnar me KO në meçin e organizuar nga federata më e madhe e MMA – UFC, madje duke e penzionuar Lesnarin. Performancën dominuese Overeem e filloi duke impresionuar me paraqitjen e tij me disa goditje me këmbë dhe pastaj me duar. “The demolition man” apo shkatëruesi, Overeem arriti që shumë shpejt të përfundon meçin duke goditur me këmbën e majtë duke lenë të shtrirë  Lesnar që ishte i pa aftë për të vazhduar më tej. Pas meçit ishte zbuluar se Lesnar kishte të thyer brinjët e anës së majtë. “Shumë njerëz nuk arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre, siç dëshirojnë. Se kam ditur se si janë dhimbjet e brinjëve deri tani” theksoi Lesnar. Pas kësaj humbje Lesnar kumtoi largimin nga sporti i MMA. Ndërsa Oveerem mbetet si njëri nga më të vështirët për t`u mposhtur. Kampioni i K-1 i vitit 2010, ka kërkuar edhe përballjen me vëllezërit Klitschko, por këta te dy as që kanë menduar ti përgjigjen.

Artan Vërbica
3 Janar 2012

1 thought on “UFC: Oveerem mposht Lesnar duke e penzionuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.