RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Intervistë: Flet për Kosova Boxing mjeshtri i MMA-së, ushtaraku Northington

3 min read

Ferizaj, 19 Dhjetor 2011 – Në fund të muajit shkurt 2012 në Ferizaj do të zhvillohet turneu i parë në MMA “Nata e Luftëtarëve”. Këtë spektakël e organizojnë mjeshtri i këtij sporti, kinezi Jason Chan dhe bashkëpunëtori i tij Avdyl Salihu. Se sa do të jenë përballjet interesante flet fakti se organizatorët kanë arritur tani më marrëveshje me disa garues të njohur, ndër ta edhe me ushtarakun, Joseph Northington, i cili po shërben në trupat paqësuese në Kosovë (Bondstill). Nga ana tjetër, në biseda janë edhe me kosovarin e njohur që garon në Amerikë, Edmond Xhelili. Për emocionet që ka Northingen dhe karrierën e tij të deritashme, ka folur ekskluzivisht për Kosova Boxing.

Kosova Boxing: Sipas pamjes së jashtme keni trup korpulent.  Sa ka ndikuar sporti për këtë zhvillim dhe prej kur keni filluar me aktivitetet e juaja?

Northington: Me sport kam filluar të merrem qysh në fëmiri. Njëherë luaja bejsbollë, kurse më pas edhe basketboll. Mirëpo me kalimin e kohës pash se diçka po më mungon, pasi kisha dëshirë që fuqinë time ta shpalosi në sportet luftarake. Ashtu edhe ndodhi, dhe në vitin 1991 u regjistrova në klubin e boksit “Shark” ku për trajner kisha meksikanin Julian. Ai më priti mirë dhe pas katër muajve më futi në ring, ku edhe arrita të mposht Isak Terik. Pas kësaj pata edhe shumë suksese në boksin amator, ndër ta u paraqita edhe në turneun Dorëza e Artë ku poashtu pata suksese.

Kosova Boxing: Kur e keni pasur luftën e fundit në boks?

Northington: Ballafaqimin e fundit në boks e kisha në vitin 2002, pasi duhej që të shkoja në shërbimin ushtarak. Nga atëherë jam pjesë e trupave amerikane, mirëpo asnjëherë nuk kam qenë pasiv, sepse kam vazhduar sportin, mirëpo tani në Mixed Marticial Arts. Edhe në këtë disiplinë kam disa meçe dhe gati të gjitha i kam të fituara. Kam garuar në Amerikë, Kinë, Australi dhe kudo që ne ishim në shërbim.

Kosova Boxing: Boksi dhe MMA kanë dallim të madh pasi përveç goditjeve kemi edhe kapje dhe furje. Ju pengon kjo?

Northington: Po fillimi normal ishte i rëndë pasi shumë pak dija për kapjet, pasi isha i specializuar për goditje, mirëpo me ushtrimet që bëja me ekspert të kësaj lëmie ja arrita që të mësoj shumë edhe nga ky sport. Tani ndihem mirë, jam i fuqishëm, dëshiroj të garoj dhe gjithçka deri më tani ka shkuar mirë.

Kosova Boxing: Sa ndeshje keni zhvilluar në MMA ?

Northington: Kam zhvilluar deri më tani diku 9 ndeshje, e fundit ishte në Kinë kur edhe mposhta kundërshtarin Adam Foster. Ai ishte më korpulent se unë mirëpo ja arrita qëllimit.

Kosova Boxing: Ju jeni ushtarak, sa ka ndikuar kjo në karrierën tuaj?

Northington: Normal që ka ndikuar, pasi nuk mundem shumë të paraqitem në garat aktive, sepse për atë skam kohë. Mirëpo nga ana tjetër jam krenar që jam ushtarak dhe ju ndihmoj popujve që vuajnë.

Kosova Boxing: Në fund të muajit shkurt në Ferizaj për herë të parë në këtë vend do të zhvillohet spektakli në MMA, si është ndjenja kur dëgjuat se në afërsi të bazës ku jeni do të garoni?

Northington: Normal që ndjenja ishte shumë e mirë, prandaj edhe pranova menjëherë që të paraqitem në këtë spektakël. Shpresoj se do të kem përkrahje të madhe nga ushtarët amerikan si dhe nga populli kosovarë të cilin e respektoj shumë.

Kosova Boxing: Kush është kundërshtari juaj dhe a keni filluar të përgatiteni?

Northington: Po përgatitjet i zhvilloj në bazën e Bondstilit, kurse planifikoj disa ushtrime ti mbaj edhe në Shkup tek miqtë e mi Jason Chan dhe Avdyl Salihu. Kundërshtarin nuk e njoh shumë, vetëm e di se vjen nga Australia dhe quhet Cameron Wilson.

Intervista u zhvillua disa ditë më parë nga Shpend Ahmeti.

2 thoughts on “Intervistë: Flet për Kosova Boxing mjeshtri i MMA-së, ushtaraku Northington

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.