RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Mavraj: Fitoren ia dedikova Besim Kabashit

2 min read

Njëri ndër kick-boxierët më të mirë në Kosovë, Valon Mavraj, i cili u paraqit në këtë fundjavë që lam pas në Pejë në mbrëmjen “Peja Warriors” ia dedikoj fitoren legjendës së kick-boxit, tash të ndjerit Besim Kabashit. Mavraj i cili u ndesh me malazesin Sinan Muriq arriti të mposht me vendim unanim të gjyqëtarëve. Mavraj ishte në përgaditje intenzive për këtë meç, por kur mori lajmin për vdekjen e shokut të tij, Besimit e anuloj meçin, por me insistimin e vëllaut të Besim Kabashit, Mavraj gjeti forcë të dal të boksoj për te, gjë që Besimi sigurisht se ka dashur t`a bëj një gjë të till. “E kam pasur të vështirë të boksoj, por vëllau i Besimit insistoi duke më thënë, dil bokso për Besimin, për nderin e tij dhe për gjithë familjen tonë. Kjo më dha forcë dhe mbledha shpatullat e mia dhe vendosa të bëj një gjë të till” theksoi Mavraj për Kosovaboxing.org.

“Meçin e kam pas të vështirë, sepse ia kam dediku shokut tim të ngusht Besimit. Nuk e kisha besu se një ditë do të boksoj para fotgrafisë së tij. U përkula nga ai, dhe i thashë. Besim, do të fitoj për ty dhe ia arrita, dhe isha shumë i gëzuar dhe poashtu shumë i mërzitur” tha Mavraj.

“Ai ishte i afërt me mua, me çdo kend, sa herë vinte në Kosovë, dëshironte të na ndihmonte. Ai dha shumë për kick-boxin e Kosovës, lavdi dheu i Kosovës i qoftë” tha Mavraj.

Agjencioni Kosova Boxing vitin e kaluar ishte në një seminar ku Besim Kabashi qëndroi në Kosovë për pushime, ku edhe pse ishin ditë vere të Korrikut, ai gjeti kohë të mbaj seminar duke demonstruar për të gjithë kick-boxierët tanë disa nga demonstrimet e tij. Kabashi do të mbetet legjend e kick-boxit tonë. Kosova Boxing ju sjell edhe disa fotografi nga seminari me datë 17 Korrik 2010.

Klikoni këtu :
https://kosovaboxing.org/site/foto-galeri-nga-seminari-i-zhvilluar-nga-besim-kabashi

Artan Vërbica
20 Dhjetor 2011

3 thoughts on “Mavraj: Fitoren ia dedikova Besim Kabashit

  1. Urime per fitore Valon, vetem vazhdo me stervitje se Besimi ashtu kish desht, qe dikur edhe ti te behesh kampion bote!
    Lavdi Besim Kabashit!!!!!!

  2. Respekte, oshte nder i madhe qe spo e harrojme krenarine e shqipetarve dhe vet sportit,te lutem njeke rrugen e Besit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.