RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

U promovua filmi dokumentar i Azem Maksutaj në Prishtinë

2 min read

Në një konferencë për media të mbajtur në “Sheshin 21” u promovua edhe në Kosovë filmi artistik zviceran “Being Azem” kushtuar jetës dhe karrierës së Azem Maksutajt, kampionit të shumëfishtë të botës në kikboks. Ky film, i cili ka kushtuar mbi 2 milionë euro është duke u shfaqur që dhjetë ditë nëpër kinematë e Zvicrës ku është shikuar nga më shumë se 30000 njerëz kurse në Kosovë pritet të arrijë në muajin qershor.

Maksutaj i cili ka dy dekada që merret me kikboks dhe ka arritur të garojë edhe në K-1 dhe të paraqitet në disa prej arenave më të njohura në botë, deklaroi: “Për mua kjo është një përvojë vërtetë shumë emocionale që të flas për këtë film dhe për jetën time në vendim tim. Ky film nuk paraqet vetëm jetën e një kikboksieri, por jetën e një shqiptari nga Kosova, i cili me shumë vështirësi ka arritur deri në Zvicër dhe nëpërmjet punës së madhe ka arritur të fitojë tituj të kampionit të botës pa pasur shtet të vetin por duke përfaqësuar Zvicrën”.

Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli lidhur me këtë film u shpreh: “ Është nder i madh për Kosovën që ka një sportist kaq të madh si Maksutajn dhe është ndjenjë shumë e mirë kur sportistët e këtillë nderohen edhe nga shtetet tjera. Mendoj se ky film do të bëjë shumë që njerëzit dhe të rinjtë ta shohin Azem Maksutajn dhe ta marrin atë si shembull në jetë dhe në sport meqë sukseset e tij janë vërtetë të mëdha”. Përndryshe filmi “Being Azem” (Të qenit Azem) është një produksion ndërmjet kompanisë Production dhe televizionit publik zviceran SF1, kurse gjatësia e tij 86 minuta.

Azem Maksutaj planifikon që të zhvillojë edhe tri meçe dhe pastaj t’i jep fund karrierës së tij kurse për të ardhmen nuk e ka përjashtuar mundësinë që të merret me aktrim si profesionist.

Kemajl Goca – Bota Sot
5 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.