RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Sot fillon turneu “Zlatko Hrbic” ku Kosova merr pjesë me dy boksier

3 min read

Sot fillon turneu i pestë ndërkombëtar në Zagreb të Kroacisë, Zlatko Hrbic. Përfaqësuesja e Kosovës ka udhutuar në Kroaci, ku do të marrë pjesë me dy boksier, ata janë Fatos Ferizi dhe Milot Shabani.  Turneu Zlatko Hrbic është pjesë e kalendarit EABA dhe AIBA. Dje në konferrencë për gazetar të pranishëm ishin sekretarja e HBS-së, Melita Lochert, Dobrovko Klaric dhe selektori Leonard Pjetraj. Të gjithë së bashku e hapen këtë turne. KosovaBoxing.org po i jep, rëndësi këtij turneu pasi selektori i Kroacisë, është me preardhje nga Kosova, dhe debuton poashtu.  Ai i ka mundësuar që Kosova të merr pjesë me dy boksier në këtë turne prestigjioz i cili do të mbahet nga data 5 Mars e deri më 7 Mars. Përfaqësuesja e Kosovës shpreson në medalje edhe pse konkurrenca është mjaft e fortë. Së bashku me dy boksierët tanë kanë udhëtuar edhe selektori i Kosovës, Mehmet Haxhani dhe gjyqëtari Latif Demolli i cili pritet të referojë ndonjë duel.

Para nisjes kontaktuam selektorin Mehmet Haxhani i cili deklaroi për KosovaBoxing.org: “Kam përcjelluar zhvillimet e fundit të boksierve tanë, që morrën pjesë në turneun “Pavarsia” muajin e kaluar, dhe mund të them, që jam i kënaqur.  Dje isha në qytetin Vushtrri, për të parë formën e boksierit Fatos Ferizi.  Zhvilluam një trening, jam shumë i kënaqur me formën e tij.  Poashtu kam informata nga kolegët e mi nga Ferizaji, që edhe Milot Shabani duket të jenë në nivel para dueleve që i presin nesër  në Zagreb”.Deri sa boksi i Kosovës përballet me probleme të shumta, dhe së paku nuk kemi një vend për tu grumbulluar, dhe të përgaditemi. Selektori ynë, duhet të udhëtoj nga qyteti në qytet për të parë formën e boksierve, ndërsa shteti kroat nuk e ka këtë problem.

Ndërkohë,  ne kontaktuam edhe selektorin e Kroacsië, Leonard Pjetraj, “Do të shohim çfarë është forma e boksierve tanë. Kam disa boksier, që kanë marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare.  Në këtë turne do të ketë edhe shumë boksier tjerë nga Evropa që janë shumë kualitativ. Nuk bën pa i përmend edhe shtetin e Rusisë që do të marr pjesë” deklaroi Pjetraj.

Zr. Pjetraj ditë më parë, kemi ndëgjuar se keni thirrur nga katër boksier, të se cilës kategori dhe ka pasur kualifikime !  A mund të quhet kjo reformë nga ana jote ? “Sdi çka them, unë dua që ai që është i përgaditur  të marr pjesë. Nuk më intersojnë emrat. Përpara kanë ardhur në turne të papërgaditur dhe nuk i kanë dhanë raport kërkujt, humbi apo fitoj. E kanë lëshuar palestrën dhe kanë vazhduar më tej. Unë nuk e toleroj këtë gjë. Ai që është i përgaditur, do të merr pjesë. Nuk më interesojnë çka thojnë të tjerët” përfundoi Pjetraj.

KosovaBoxing.org do t`ju informë për të gjitha rezultatet e këtij turneu ndërkombëtar që fillon sot në Zagreb.

Artan Vërbica
5 Mars 2010

1 thought on “Sot fillon turneu “Zlatko Hrbic” ku Kosova merr pjesë me dy boksier

  1. Mkat ne qfar pozite ka ren boksi i Kosoves ku te gjithe e dim qe sa ka Kosova potecial per Boks.
    Duke i pasur parasysh Legjendat e Boksit Kosovar te viteve 80-ta tash turpi i Boksit te Kosoves e kan shkatrru Boksin ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.