RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Edhe Maqedonia nën ombrellën e EBU-së. Metaj hap federatën profesionale të boksit

2 min read

Hysen Metaj gjyqtar me licencë profesionale të boksit, së shpejti në Maqedoni do të hap Federatën e parë të boksit profesional. Këtë e zbuloi ekskluzivisht për së pari herë, për  redaksinë KosovaBoxing.org.

Metaj duke thënë se boksierët tani më do ta kenë më lehtë të përfaqësohen në boksin cilësor. “Kam bërë kërkesë deri te organizata evropiane e boksit profesional – EBU, për anëtarësimin sa më të shpejtë të Federatës së boksit profesional të Maqedonisë. Në këtë kërkesë më janë përgjigjur pozitivisht, mirëpo për tu realizuar ky projekt duhet që kjo Federatë të ketë edhe anëtarët e vet që do e përfaqësojnë vendin nëpër mbledhjet dhe seminaret e ndryshme. Kështu, së shpejti do të krijoj një staf punë ku edhe do hapi këtë Federatë, kurse më pas në mbledhjen e ardhshme të EBU-së që zhvillohet në Itali do të pres edhe pranimin zyrtar”, deklaroi Metaj.

Kryetari i kësaj Federate të boksit, Hysen Metaj, shton se kjo do ti ndihmonte shumë boksierëve shqiptar në Maqedoni, por edhe të tjerëve. “Federata e boksit amator varet nga shteti, kurse ajo profesionale nuk varet. Kështu ne do ta kemi më lehtë pasi boksierët do të ketë kush ti përkrah. Ne do ti mundësojmë licenca por edhe do rregullojmë që boksierët të kenë meçe të rëndësishme gjatë vitit. Ne si Federatë besoj do të kemi edhe bashkëpunim me Kosovën, Shqipërinë dhe vendet në rajon”, tha Metaj, Ndryshe, në EBU deri më tani janë të regjistruar 90% e shteteve të Evropës, ndër to edhe Kosova dhe Shqipëria. Për këtë të fundit disa vite me sukses garon boksieri nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferi, por edhe vëllai i tij Sefer Seferi.

Avdyl Salihu
10 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.