Tyson Fury pozitivë në kokainë
1 min readDueli revansh ndërmjet kampionit aktual botëror në versionet Super WBA dhe WBO, Tyson Furyt dhe Wladimir Klitschkos është shtyrë për dy herë me radhë. Arsyet e para kanë qenë që Fury ka qenë i lënduar dhe sërish nuk ka arritur të sanoj lëndimin, por e vërteta e gjithë kësaj ka dalur në pah këto ditë ku Komisioni botëror WADA ka zbuluar në mostrën e tij se Fury ka përdorur kokainë.
WADA nuk dëshiroi të parandaloj këtë meç. Ata kishin për qëllim që pas meçit të dalin me kumtesën e tyre që Fury ka përdorur kokainë dhe ti miren titujt botëror.
Fury nuk e pranoi që ka përdorur mjete ndaluese e ndër to edhe kokainë. “Unë kam qenë në depresion dhe është e vërtetë që kam marrë inekcione për qetësim, por nuk besoj se ka pasur kokainë” theksoi Fury.
www.kosovaboxing.org
2 tetor 2016