RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Adil Osmani udhëton në Kinë për fitore

1 min read

thumbnail_img_7103I patrembur dhe me bindje të plotë Adil Osmani ka pranuar sfidën e vështirë kundër kinezit Yesi Mu Han ku do të udhëtoj drejt Kinës me 29 tetor për të vetmin qëllim fitore . Ngjarja do të zhvillohet në qytetin Xinjiang dhe do të jetë e vlefshme për titullin “WFL League” në 73 kg, ngjarje më e madhe në tajboks në Kinë e luftëtarëve më të mëdhenjë e “Heist Rise to Heros”.

Për Adil Osmanin kjo do të jetë përballja më e vështirë dhe më e vlefshme në karrierë. Ai shpreson të dal fitues. “Do të udhëtoj drejt Kinës i vetëm. Kjo ka qenë edhe kërkesa e organizatorit për të parë shpirtin e luftëtarit. Dhe unë e kam pranuar sepse dua të marrë pjesë dhe dua të shkoj atje të fitoj e të tregohem” theksoi Osmani për Kosova Boxing.

Kinezi Yesi Mu Han ka bilanc prej 35 fitoresh (17 KO) dhe 6 humbje në 41 meçe, ndërsa Adil Osmani ka bilanc prej 68 fitoresh (17 KO), 15 humbje dhe 1 barazim në 84 meçe.

Artan Vërbica
4 tetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.