RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Cecelia Braekhus mposht franqezën Anne Mathis me ndërprerje. Klara Svensson mund të jetë kundërshtarja e radhës ?

2 min read

Pas triumfit të djeshëm të kolumbijanës me nënshtetësi norvegjeze, Cecelia Braekhus kundër franqezës Anne Sophie Mathis, janë shtuar zërat se meçi i radhës i Braekhus do të jetë kundër suedezës Klara Svensson e cila renditet e para në versionin WBC.

Anna Sophie Mathis, Cecillia Breakhus

Palestra Spektrum, Oslo, Norvegji, 1 tetor 2016 –Cecelia Braekhus (29-0, 8 KO)  mbrëmë në kryeqytetin e Norvegjisë në Oslo mposhti franqezën, Anne Sophie Mathis (27-4-1, 23 KO) me nakaut teknikë në raund të dytë. 35-vjeçarja Braekhus me këtë fitore mbrojti titujt e kampionës së botës në të gjitha versionet, WBC,  WBA, IBF dhe WBO.

Meçi i radhës i Braekhus mund të jetë me suedezën Klara Svensson e cila këtë muaj mposhti suedezën tjetër, Mikaela Lauren për titullin WBC-Interim. Svensson pritet të shpallet nga versioni WBC kundërshtarja e detyruar për Braekhus. Ky do të ishte një super meç për adhuruesit e boksit e sidomos atij skandinav ku dy shtetet Norvegja dhe Suedia janë fqinjë dhe do të jetë meç shumë interesant.

cecelia-vs-klaraBoksierja jonë e famshme Teuta Çuni është shumë e afërt me boksierën Klara Svensson, për këtë arsye edhe morëm disa opinione nga ajo. Teuta ekskluzivisht për Kosova Boxing thekson: “Cecilia është shumë boksiere e mirë. Ajo ka teknikë të mirë, forcë dhe eksperiencë të madhe në boks. Klara është njësoj boksiere shumë e mirë me teknikë të përsosur dhe forcë poashtu, por i mungon përvoja që ka Cecelia. Pra, janë dy faktorë që Cecelia mund të ketë avantazh, përvojën dhe kategorinë e saj, kur dihet që Cecelia është boksiere natyrale në kategorinë velter. Ndërsa, Klara Svensson është boksiera natyrale në kategorinë e lehtë”.

teuta-cuni-dhe-klara-svenssonShumë ekspertë mendojnë që vetëm Klara Svensson mund ta mposhtë Cecelia Braekhus. Kështu mendon edhe Teuta: “Po mund të fitoj Klara, pse jo. Ajo është eksperte e befasive dhe do të ketë një përparsi, ajo nuk do të ketë problem me mbipeshën”.

Teuta Çuni në kohën e saj ka qenë një nivel e dy boksierëve, ndoshta edhe më e mirë, por i ka munguar përkrahja menaxheriale që të dëshmohet në boksin profesionist. Ish-kampionja evropiane në boksin amator nga viti 2000 dhe nënkampionja e botës e vitit 2001 në boksin profesionist ka zhvilluar vetëm një meç, një fitore. Ajo mbetët figura më emblematike nga boksieret që ka pasur boksi shqiptarë.

Artan Vërbica
4 tetor 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.