Cleverly për herë të dytë kampion i botës
2 min readJahnasportforum, Mecklenburg-Vorpormmern, Gjermani, 1 tetor 2016 – Vellsiani Nathan Cleverly (30-3, 16 KO) ka arritur sonte të mposht kampionin e rregulltë të botës në versionin WBA, Jurgen Brahmer (48-3, 35 KO) pas vetëm gjashtë raundeve. Gjithçka shkoi në dobi të tij kur Brahmer lëndoi bërrylin dorës së djathtë dhe në fillim të raundit të shtatë dorëzoi meçin.
Kjo është humbja e tretë për Brahmer në karrierë, e para me ndërprerje pas 51 meçeve.
Dueli ishte i ngushtë në të gjitha raundet. Raundi i parë u fitua nga Cleverly ndërsa që Brahmer ishte më i mirë në raundin e dytë dhe të tretë. Në raundin e katërt më i mirë doli të jetë Cleverly duke barazpeshuar meçin dhe duke e bërë edhe më interesant. Raundi i pestë kaloi si i barabartë ndërsa që i gjashti i takoi sërish Cleverly-t. Në raundin e gjashtë u pa që kreativiteti, lëvizjet e pakta ishin nga Brahmer, ndërsa që ai dorëzoi meçin.
Cleverly fitoi titullin e kampionit të botës në versionin WBO pesë vite më parë kur ishte 24-vjeçar. Ai arriti 6 herë radhë të mbron titullin e botës, ndërsa që mposhti edhe boksierin tonë Haxhi Krasniqi në vitin 2013. Pas kësaj ai u mposht nga kampioni aktual botëror në tre versionet Super WBA, IBF dhe WBO, Sergey Kovalev. Pas kësaj disfate Cleverly e pati të vështirë ndërsa që vetën e sprovoi në një kategori të lartë në kruzer, por që në duel me Toni Bellew humbi me vendim unanim. U rikthye në kategorinë gjysëm të rënd duke pasur një fitore dhe një humbje, por rasti për të dyluftuar për titull bote nuk ishte e drejtë sepse ai humbi në meçin e fundit në Chicago të SHBA-ve kundër polakut Andrzej Fonfara me vendim unanim. Dhe pas kësaj pauzoi për një vit dhe pa asnjë duel tjetër e merr rastin për titull bote. Kjo është marri dhe pa vlerë. Boksi çdo ditë po e humb shkëlqimin dhe vlëren e sportit.
Artan Vërbica
2 tetor 2016