RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Tyson Fury i veshur si Batman-i për Wladimir Klitschkon në konferencë për gazetar

1 min read

Klitschko vs. Fury 1Tyson Fury ka bërë paraqitje impresive duke u veshur si Batman-i në konferencën e mbajtur për gazetar këtë të mërkurë në Londër. Ai ka sjellur një atmosferë të mirë deri sa të pranishmit e kanë duartrokitur.

Klitschko me habi shikoi Fury-n i cili më pas deklaroi: “Kjo është një budallaki. Ashtu siç je ti”.

Klitschko vs. Fury 2Edhe në muajin korrik kur ishin paraqitur për herë të parë në konferencën e zhvilluar në Dusseldorf të Gjermanisë, Fury e kishte ofenduar Klitschkon duke i thënë: “Ti ke të bejë me shumë karizëm sikur se brekët e mija të mbrendshme”.

Klitschko ka 11-vite që është i pamposhtur. Dy gladiatorët do të takohen me 24 tetor në Esprit Arena të Dussledorfit të Gjermanisë.

Kosova Boxing
23 shtator 2015  

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.