RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Ekskluzive: Intervistë me Musli Zymberin

5 min read

Musli ZymberiPrishtinë, 22 shtator 2015 – Pas më shumë se pesë viteve, Federata e Boksit të Kosovës e ka parë të arsyeshme që prapë të funksionoj Shoqata e Trajnerëve të boksit. Kjo është kërkuar nga shumë trajner dhe u arritë që të funksionalizohet. Për kryetar kandiduan dy trajner, ata ishin Musli Zymberi dhe Mehmet Haxhani. Të pranishëm ishin 15 trajnerë nga 11 klube. Me vota të fshehura u zgjodh, Musli Zymberi.

Agjencioni Kosova Boxing për të nxitur kryetarin e sapo zgjedhur, arriti ta intervistoj duke deshur që ta nxisë më shumë z. Musliun, që detyrën që ka pranuar ta bëjë ashtu siç duhet e jo, siç kanë qenë deri më tani kryetarët e kaluar. Pozitat thuajse kanë qëndruar vetëm sa për emër dhe mendjemadhësi.

Kosova Boxing:  Fillimisht ju përgëzoj për detyrën e re, dhe besojmë se pozicionimi i juaj në kreun e trajnerëve do të arrijë që boksi i Kosovës të punoj më shumë.

Musli Zymberi: Ju faleminderit juve që po afirmoni boksin me mundësitë e juaj. Si portali Kosova Boxing, poashtu edhe revista juaj është një pasuri e madhe për boksin tonë.

Kosova Boxing: Si erdhi dhe e kujt ishte ideja që ju të kandidoni për Kryetar?

Musli Zymberi: Mua as që me ka shkuar ndermend të kandidohem për kryetar, por me fillimin e kuvendit u kerkua që të propozohen emrat për kryetar ku mua me propozoi trajneri Afrim Majanci, pastaj si kunderkandidat u propozua edhe Mehmet Haxhani. Votimi u bë me vota të fshehura dhe komisioni për numrim e votave, ku Kryetar i Komisionit ishte Selektori Xhevdet Peci, i cili më shpalli fitues me dymbëdhjet vota, ndërsa tre vota ishin për kendërkandidatin z. Haxhanin.

Kosova Boxing: Nga 15 votues me vota te fshehta, 12 ju votuan. A do te thote kjo për ju një mirënjohje dhe besim nga kolegët e juaj?

Musli Zymberi: Sigurisht votimi për mua ishte një ndjenjë e mirë. Unë u shpreha mirënjohje për këtë gjë. Për mua është nder dhe njëkohesisht është një përgjegjësi dhe angazhim shtesë.

Kosova Boxing: Është kohë e shkurtë dhe nuk keni pasur kohë të prezentoni planin tuaj për të ardhmen. Por, cili ishte mesazhi juaj pas mbarimit të votimit?

Musli Zymberi: Në fjalimin e shkurtër që e kam mbajtë pas zgjedhjës time i kam faleminderu për besimin e dhënë dhe kam kerkuar një bashkëpunim të mirëfillt, se pa trajnerët e boksit të Kosovës edhe puna ime nuk kishte me pasë vlerë. Ju kam premtuar që zërin e tyre sigurisht do ta prezentojë në mënyren sa më të denjë në Bordin e Federatës. Unë si zakonisht kam me u angazhu maksimalisht që boksi të ec para dhe njëkohësisht të stimulohen të merituarit dhe asesi të bëjme klane. Klanet në Shoqatë nuk kam me i leju asesi, se mendoj se klanet janë kancer i shoqerisë.

Kosova Boxing: A keni menduar sa do të keni takime, një herë në muaj apo më shumë dhe cilat do të janë hapat e parë?

Musli Zymberi: Shoqata nuk ishte funksionale se kryetari i mëparshëm Ahmet Shala, ishte jashtë Kosovës dhe krerët e FboxK e kanë penguar funksionalizim e Shoqatës duke i shantazhuar shumë nga trajnerët e boksit të Kosoves. Me ardhjen time në krye të Shoqates punët sigurisht se do të ndryshojnë në të mirën e boksit. Unë do ta jap maksimumin tim që ti zhduki klanet e jaranit dhe prioritet të kanë vlerat e të merituarit.

Kosova Boxing: Cili do të jetë hapi i parë i Shoqatës?

Musli Zymberi: Mendoj se tani e tutje Selektori Xhevdet Peci duhet të bashkëpunoj ngusht me Shoqatën dhe asesi me stafin politik të FboxK, kur është në pyetje se kush nga garuesit t`a përfaqesoj Kosovën dhe cili trajner duhet të udhëtoj me përfaqësuesen.

Kosova Boxing: Cilat do të janë kriteret nën drejtimin tuaj?

Musli Zymberi: Kriteret do ti vendosim në mbledhjen e parë që do t`a mbajmë sigurisht për mospjesëmarrje në mbledhje.  Do ta gjejmë modulin e sanksionimit me rastin e garave. Pra, sigurisht që do të pasoj dënimi me mos lejimin e pjesëmarrjes në gara. Por, kjo sigurisht se duhet të debatohet në takimin e parë.

Kosova Boxing: Kosova ka vetëm një trajner të licencuar në AIBA. Ai është Shefki Bogujevci. Unë mendoj se kjo është fatkeqësi që FboxK ka punuar shumë pak në këtë drejtim. A do të duheni që gradualisht të licencohen sa më shumë trajner në AIBA e jo të mvarremi të gjithë nga Shefkiu. Çka nëse Shefki Bogujevci nuk ka mundësi të përcjellë një eviniment të madh si Kampionati Evropian apo Botëror! Kjo do të ishte katastrof, kur boksierëve tanë s`ka kush ti gjendet në kënd?

Musli Zymberi: Pajtohem plotësishte me ju. Biseduam shkurtimisht për seminarat dhe  kemi debatuar, dhe së shpejti do të mbahet një Seminar ndërkombetar në Kosovë ku njezet e pesë trajner të ri munden me e viju. Do të shohim rrjedhat dhe mundësit.

Kosova Boxing: Dhe për fund. Cili do të jetë misioni i Musli Zymberit?

Musli Zymberi: Misioni im do të jetë ky: Është të jam sa më bashkëpunues, transparent, i drejtpërdrejt me anëtaret e Shoqatës. Ndërsa në raport me FboxK kur të jetë nevoja për kritikë ti kritikoj, por edhe kur duhet ti lavdërojme, edhe pse rrallë bënë vaki ti lavdërojmë.

Kosova Boxing: z. Zymberi ju faleminderit shumë. Shpresojmë me ardhjen tuaj në Shoqatën e Trajnerëve, boksi i Kosovës të avancohet. Boksi ynë ka pasur nevoj për ndryshime dhe ju jeni njeriu i duhur. Shpresoj të mos kesh pengesa dhe kolegët tuaj të mbështesin. Fundja kjo është e mira për sportin tonë.

Musli Zymberi: Falemindert edhe nga ju dhe për mundësinë e dhënë që t`ju tregoj për synimet e mija.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.