Me 26 shtator evenimenti i kikboksit HEROES FIGHT NIGHT në Vienë
2 min readNgjarja e kikboksit “HEROES FIGHT NIGHT” do të mbahet me 26 shtator në Vienë të Austrisë, ku do të zhvillohen 11 meçe në kikboks dhe tajboks. Organizator i këtij evinimenti do të jetë Mërgim Veseli, i cili edhe vitin e kaluar organizoi një ngjarje të kikboksit ndërmjet Austrisë dhe Evropës. Mërgim Veseli sa për informim për disa që nuk kanë ndëgjuar është vëllai i kikboksierit tonë të shquar, Shkodran Veselit.
Duelin kryesor të mbrëmjes do ta ketë Fahir Batjari. Ai përball do ta ketë sllovakun David Subjak. Meçi nuk do të jetë për ndonjë titull, por do të jetë “K-1 PRESTIGE FIGHT”.
Duelet tjera do të janë këto:
Për herë të parë në Austri do të zhvillohet një meç në konkurrencën për femra për titull të kampionit të botës. Ai meç do të jetë ndërmjet Eva Voraberger nga Austria dhe Teeraporn Pannimit nga Tajlanda. Ky meç do të jetë i vlefshëm për titujt IBO/GBU/WIBF në kategorinë deri 52 kg.
Bozan Gabi dhe Giorgi Bazanov do të dyluftojnë për titullin WMAC Austrian International. Ky meç do të jetë deri në kategorinë deri 86 kg.
Predrag Vidoviç do të dyluftoj kundër Rene Wimmer për titullin WMAC Austrian. Ky meç do të zhvillohet në kategorinë deri 71 kg.
Dhe siç e theksuam më lartë do të zhvillohen edhe 7 meçe të tjera si parameçe.
Për më shumë rreth kësaj ngjarje mund ta kontaktoni Mergim Veselin në faqen e tij të Facebook-ut, https://www.facebook.com/mergim.veseli?fref=ts.
Kosova Boxing ju dëshiron suksese rreth kësaj ngjarje.
Kosova Boxing
24 shtator 2015