RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Dardan Morina kundër belgut Cedric De Keirsmaeker nesër mbrëma

1 min read

Dardan MorinaNesër mbrëma me 25 shtator, Dardan Morina do të mbroj titullin e kampionit të botës në versionin WKU në kategorinë deri -76 kg. Morina përball do të ketë belgun Cedric De Keirsmaeker. Dueli do të zhvillohet në Circus Krone në Mynih.

Kundërshtari i Morinës, Cedric De Keirsmaeker ka një të kaluar të suksesheme në kikboks, ku me 2010 ka qenë kampion i Belgjikës në B-Class në kategorinë deri -74 kg. Ai poashtu është pjesëmarrës i shumë turneve të kikboksit në Japoni.Keirsmaeker ka sprovuar vetën edhe në boksin profesionist në fund të vitit 2012 dhe fillim të 2013-tës, duke shënuar një fitore dhe një humbje.

Në këtë mbrëmje do të paraqiten edhe dy shqiptarë tjerë. Do të janë Flamur Mehmeti dhe Shendrit Hotnjani. Mehmeti garues deri -90 kg do të përballet me gjermanin Lukas Paszkowski, ndërsa Hotnjani poashtu që garron deri -90 kg, përball do ta ketë boshnjakun Aldin Pripo.

Biletat e këtij evinimenti mund ti gjeni në adresat: www.eventim.de und www.muenchenticket.de

Kosovaboxing.org
24 shtator 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.