RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Tyson Fury dhe Wladimir Klitschko: Revanshi me 9 korrik në Mançester

1 min read

Klitschko vs. FuryQyteti Mançester do të jetë vend arena ku Tyson Fury dhe Wladimir Klitschko do të takohen sërish me 9 korrik. Për revanshin është pritur plot pesë muaj dhe tani dy gjigandët do të përballen sërish. Kjo datë do të jetë interesante pasi në Wimbeldon do të zhvillohet finalja e turneut ndërkombëtar në tenis, dhe poashtu në Paris do të zhvillohet finalja e kampionatit evropian në futboll. Dhe ngjerjen e sportit të boksit e madhështon edhe më teper dueli i shumë pritur ndërmejt Tyson Furyt dhe Wladimir Klitschkos. Pra, Fury dhe Klitschko do të jetë qershia mbi tortë e gjithë ngjarjeve sportive që do të zhvillohet në atë fundjavë të korrikut. 

Meçin e parë ndërmjet Furyt dhe Klitschkos e fitoi Fury. Ai dominoi pastërt duelin duke e mposhtur me vendim unanim pas 12 raundeve. Tani kjo përballje bëhet edhe më interesante pasi Klitschko dëshiron ti revanshohet, ndërsa Fury të dëshmoj se fitorja e parë e tij nuk ishte e rastësishme.

Kosova Boxing
8 prill 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.