Joshua nakauton Martinin në raund të dytë
1 min readAnthony Joshua është kampion i ri i botës në versionin IBF
O2 Arena, Londër, 9 prill 2016 – Britaniku Anthony Joshua (16-0, 16 KO) ka mposhtur amerikanin Charles Martin (23-1-1, 21 KO) me nakaut në raund të dytë. Me këtë fitore Joshua arriti të kurorëzohet me titullin e kampionit të botës në versionin IBF.
Joshua dominoi meçin që nga fillimi duke dëshiruar fitoren, ndërsa që Charles Martin ishte i ngathët dhe nuk i përngjante as pak ndonjë kampioni.
Joshua që në raundin e parë i tregoi Martinit që do ta ketë të vështirë, ndërsa Martinin siç duket e frikësoi atmosfera e krijuar në O2 në Londër. Zhvillohej raundi i dytë kur Joshua plasoi një direkt të majt duke e lidhur më pastaj direktin e djathtë duke e plandosur amerikanin. Martin u zhgjua, por që ishte i dërmuar ku Joshua vazhdoi ritmin e njejtë duke e plandosur sërish me të djathtën. Ai u zgjua me vonesë, ndërsa që lufta u ndal nga gjyqëtari.
Joshua pas meçit deklaroi se dëshiron që duelin e radhës ta zhvilloj me bashkvendasin Dereck Chisora. Ky duel pritet që në muajt e ardhshëm të bëhet zyrtar.
Kosovaboxing.org
10 prill 2016