Ramirez mposht Abrahamin, i rrëmben titullin e botës
1 min readMGM Grand, Las Vegas, 9 prill 2016 – Gilberto Ramirez ka shënuar fitore historike mbrëmë duke mposhtur Arthur Abrahamin me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore Ramirez ka fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme. Ramirez është boksieri i parë meksikan që ka fituar titullin e botës në kategorinë super të mesme.
Ramirez (34-0, 24 KO) dominoi meçin që nga fillimi dhe Abraham (44-5, 29 KO) dukej i plogësht gjatë gjithë kohës. Ramirez gjuajti plot 532 goditje duke pasur 144 të sakta, ndërsa Abraham pati 441 gjuajtje duke pasur vetëm 85 goditje të sakta.
Ramirez tashmë duket një boksier sfidues i kategorisë super të mesme. Në këtë kategori konkurron edhe boksieri ynë i mirënjohur Robin Haxhi Krasniqi i cili në një ardhme të afërt do të mund të sfidoj Ramirezin. Nga perspektiva ynë me adaptimin në kategorinë super të mesme, Krasniqi ka gjasa të vije tek lufta me te. Dhe pa dyshim mund të konkludojmë që Krasniqi do të kishte gjasa për ta mposhtur.
Artan Vërbica
10 prill 2016