Kosova me 2 boksier, Shqipëria me 4 boksier në turneun kualifikues në Samsun të Turqisë
2 min readDy kombëtarët tona, Kosova dhe Shqipëria kanë udhëtuar drejt qytetit Samsun në Turqi ku do të zhvillohet cikli i parë i kualifikimeve për Lojrat Olimpike në “Rio De Janiero 2016” në Brazil.
Kosova ka përzgjedhur dy boksierët më të përgatitur për momentin, Violant Sylejmanin në 60 kg dhe Armend Xhoxhajn në 91 kg. Ndërsa Shqipëria do të prezentohet me katër boksier, Krenar Zenelin në 56 kg, Alban Beqirin në 69 kg, Arjon Kajoshin në 75 kg, si dhe Syrjan Marinaj në 81 kg.
Edhe një shqiptar tjetër do të jetë pjesëmarrës në kualifikime. Fjala është për boksierin Xhek Paskalin i cili mbron ngjyrat e Gjermanisë në 75 kg.
Gjasat që ndonjeri nga boksierët tanë të zë një vend do të jetë shumë i vështirë, pasi 90% e boksierëve tjerë kanë fituar normat olimpike me sistemin e pikëve nepërmjet turneve ndërkombëtar, pastaj kampionatit evropian dhe botëror që u zhvilluan vitin e kaluar si dhe nepërmjet turneut të AIBA-së, “World Series Boxing”. Çdo boksier i ynë duhet që së paku të arrijë deri në gjysëmfinale për të siguruar një vend që duhet të jemi real, është pak e mundshme duke ditur cilësinë dhe përgatitjet që kanë pasur boksierët tanë. Gjasat më të mëdha janë tek Xhek Paskali, ky djalosh ka cilësi dhe teknikë të përsosur për tu kualifikuar.
Edhe një garë tjetër kualifikuese do të zhvillohet në muajin tjetër në Baku të Azerbejxhanit. Aty prapë do ta kenë edhe një rast tjetër për kualifikim për gjithë boksierët tanë. Në Baku pritet të marrë pjesë edhe Kastriot Sopa. Fituesi i medaljes së bronzt në Lojrat Evropiane në Baku 2015 me Gjermaninë pritet të marrë pjesë në garën e fundit eliminatore.
Kosovaboxing.org
7 prill 2016