RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Abraham vs. Ramirez – Super parameçi i Pacquiao dhe Bradley

2 min read

Abraham vs. RamirezArthur Abraham ka dashur që para publikut amerikan në MGM Grand në Las Vegas të ketë një sfidues të fortë. Kjo ishte kërkesa dhe kriteri i televizionit të njohur HBO, dhe poashtu i ekipit promovues që organizion këtë ngjarje TOP-RANK. Kjo gjë Abrahamit nuk i ka penguar as pak duke përzgjedhur boksierin e renditur numër 1 në WBO në kategorinë super të mesme, Gilberto Ramirez.

Krahas duelit të shumë pritur ndërmjet Pacquiaos dhe Bradleyit që pritet të jetë supermeç, poashtu parameçi ndërmjet Abraham dhe Ramirez do të jetë mjaft interesant me momente të veçanta. 

Abraham në përballje me Ramirez vjen me një bagazh të madh, ku deri më tani ka zhvilluar 48 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 44 fitoresh (29 KO) dhe 4 humbje. Ai në vitin 2015 pati një stinor të suksesshëm duke mposhtur britanikun Paul Smith me vendim unanim pas 12-raundeve. Pastaj mposhti për herë të tretë Robert Stieglitzin me nakaut teknik në raund të gjashtë, si dhe britanikun tjetër Martin Murray me vendim të një anshëm.

Ndërsa Ramirez është kampion aktual i Amerikës Veriore. Meksikani 24-vjeçar deri më tani njeh vetëm fitoret. Ai ka zhvilluar 33 meçe të gjitha fitore me bilanc prej 33-0 (24 KO). Ramirez krahas titullit të Amerikës Veriore, ai në vitet e fundit ka fituar edhe disa tituj të vlerësuar si WBO-International, WBC-Youth, etj.

Nëse Abraham fiton ndaj Ramirez ai synon që të zhvilloj vetëm edhe një meç tjetër duke dashur të penzionionohet. Ai është në bisedime dhe duelin e fundit parashikon ta zhvilloj kundër legjendës së boksit botëror, Bernard Hopkins. Dueli Abraham dhe Hopkins pritet të zhvillohet nga fundi i vitit në Berlin. Por, para se të ndodh kjo, Abraham para vetës ka Ramirezin të cilin duhet ta mposhtë.

Artan Vërbica
8 prill 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.