RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

Charles Martin mbron titullin IBF këtë shtunë kundër Anthony Joshuas në O2 Arena në Londër

1 min read


joshua vs. Martin
Britaniku Anthony Joshua beson se me 15 meçet e para të zhvilluara në boksin profesionionist, të gjitha fitore, ka arritur pjekurin e tij të sfidoj titullin e kampionit të botës dhe të kurorëzohet me brezin e versionit IBF. Dhe këtë pikërisht do ta bëjë këtë fundjavë në O2 Arena në Londër ku do të përballet me kampionin e botës amerikanin Charles Martin.

Të dy boksierët janë të pamposhtur, Joshua ka bilanc prej 15-0 (15 KO), ndërsa Martin është 23-0-1 (21 KO).

Titulli IBF para ca kohe ishte pronë e Tyson Fury-t që u fitua ndaj Wladimir Klitschkos. Por, Fury nuk kishte interes ta mbroj titullin duke e lënë vakant. Për këtë titull pastaj dyluftuan amerikani Charles Martin dhe Vyachaslav Glazkov, ku Martin arriti ta mposht me nakaut teknik në raund të tretë.

Meçi Martin dhe Joshua do të jetë mjaft interesant dhe i paparashikueshëm edhe pse shumë analist mendojnë se Joshua do të shpallet kampion i botës. Sipas asaj që kemi analizuar, edhe pse Joshua duket mjaft premtues dhe boksier i së ardhmës së kategorisë së rënd, ai akoma nuk duket i pjekur për sfida të mëdha, dhe këtë do ta shohim këtë shtunë se si do të dal në ballafaqime të mëdha.

Artan Vërbica
7 prill 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.