RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Turneu i boksit Amator “Dorëza e Artë”

3 min read

nga Artan Vërbica, 29 Qershor 2010
Sot në Graqanicë është mbajtur turneu “Dorëza e Artë” ku kanë marrë pjesë gjithësej 34- boksier. Turneu u organizua nga Federata e boksit të Kosovës e mbështetur nga Ministria e Sporteve dhe Qeveria e Kosovës. Në këtë turne pjesëmarrës ishin boksierët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.  U mbajtën gjithësej 16-duele, ku tetë u zhvilluan në konkurrencën e seniorëve dhe tetë të tjera në konkurrencën e juniorëve. Dueli më interesant i këtij turneu ishte ai mes boksierit të Shqipërisë, Alban Bermeta dhe boksierit nga Graqanica, Real Rom, Nersad Milicevic. Fitues i këtij dueli doli Milicevic ku ju dha fitorja padrejtësisht nga gjyqëtarët. Bermeta ishte bindshëm më i mirë në tre raunde, ku tregoi performance të denjë duke qenë bindshëm më i mirë por fitorja iu mohua. Bermata në vitet e fundit ka tregua klasë të lartë të boksierit edhe në Kosovë por edhe në Shqipëri. Ai shquhet si njëri ndër boksierët më të mirë aktualisht në Shqipëri. Një tjetër duel ishte interesant mes Albi Sorra nga Shqipëria dhe Burhan Zeneli nga Kosova. Dueli ishte i barazpeshuar dhe gjyqësia ndajti drejt këtë duel me barazim. Sorra boksieri që vepron dhe studion në Rusi tregoi shkollë dhe kualitet të lartë të boksit bashkohor,  ndonëse Zeneli ishte mjaft i motivuar duke ditur dhe njohur Sorrën. Burhan Zeneli tregoi se edhe ai ka të ardhme të mirë në boksin amator ndërsa Sorra është kalibër i lartë i boksit. Sorra gjindet për pushime në Tiranë, mirëpo edhe pse i papërgaditur dëshiroi të boksoj në Kosovë, duke madhështuar turneun. Edhe meçet tjera ishin interesante ku Shkëlqim Muja mposhti Alija Ferdi, pastaj boksieri më i mirë kosovar Liridon Zeqiri barazoi me Fejza Ajderovic. Besart Xhafa mposhti Nikolqe Mitevski, kurse Bujar Sejdiu fitoi ndaj Sahit Kadiraj. Në peshën e rënd u zhvillua edhe lufta mes Egzon Muqollit dhe Erdit Tafhasaj ku fitues doli boksieri nga Shqipëria, Tefhasaj. Në konkurrencën e juniorëve dueli më interesant dhe më luftarak ishte mes Granit Zallqi dhe Endrit Hoxhaj nga Kukësi, ku fitues doli në sajë të përgaditjes më të mirë fizike, Granit Zallqi. Këto janëtë gjitha çiftet dhe rezultatet arritura:

Konkurrenca e Juniorëve:
51 kg – Lirim Bajrami (K.B. Fushë Kosova) – Ardian Gashi (K.B. Prizreni) – Barazim
60 kg – Gjelbrim Jusufi (K.B. Fushë Kosova) – Naser Shala (K.B. Prizreni) 2:0
64 kg – Ibrahim Kadria (K.B. Peja) – Qendrim Neziri (K.B. Peja) – Barazim
69 kg – Besian Ramadani (K.B. Trepça 89) – Valmir Neziri (K.B. Kastrioti Ferizaj) – Barazim
75 kg – Arben Cocaj (K.B. Prizreni) – Mërgim Hasani (K.B. Fushë Kosova) – 2:0
75 kg – Arjon Selimi (K.B. Kastrioti Ferizaj) – Korab Neziraj (K.B. Peja) – 2:0
75 kg – Granit Zallqi (K.B. Peja) – Endrit Hoxhaj (Shqipëri) – 2:0
81 kg – Fisnik Muharremi (K.B. Trepça 89) – Arbnor Baftiu (K.B. Kastrioti Ferizaj) – 2:0
91 kg – Flamur Elezaj (K.B. Peja) – Bujar Uka (K.B. Vushtrri) – RSCO 2

Konkurrenca e seniorëve:
60 kg – Shkëlqim Muja (K.B. Prizreni) – Alija Ferdi (Maqedoni) – 2:0
60 kg – Liridon Zeqiri (K.B. Drita Gjilan) – Fejza Ajdarevic (Maqedoni) – Barazim
64 kg – Besart Xhafa (Trepça 89) – Nikolce Mitrevski (Maqedoni) – 2:0
64 kg – Burim Hasani (K.B. Fushë Kosovë) – Gordan Antic (Makedonia) – WO
75 kg – Nersad Milicevic (K.B. Real Rom) – Alban Bermeta (Shqipëri) – 2:1
75 kg – Albi Sorra (Shqipëri) – Burhan Zeneli (K.B. Trepça 89) – Barazim
81 kg – Bujar Sejdiu (K.B. Kosova Vushtrri ) – Sahit Kadrijaj (K.B. Prizreni) – 2:0
91 kg – Erdit Tafhasaj ( Shqipëri) – Egzon Muqolli (K. B. Peja) – 2:0

Gjyqëtarë ishin : Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Agim Tahiraj, Sreten Boskovic
Delegat: Sylejman Voca
Doktori kujdestar: Agron Kamberi

5 thoughts on “Turneu i boksit Amator “Dorëza e Artë”

  1. Pershendetje, ju uroj gjithe te mirat, ka fjal te mira edhe pse nuk ka perkrahje nga institucionet mirpo vullneti i djelmoshave nuk mungon.

  2. me vjen mire qe jeni prezent po thuaj ne te gjitha turnet e boksit,dhe i kushtoni keti sporti,na njihni me shume boksier,e me duele qe ne edhe nuk mund ti shofim vetem suksese.

  3. Artan pershendetje deshta nje pyetje kur merr pjes reprezentacioni i Kosoves ne boks ne poloni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.