RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Tre raunde i mjaftuan Canelos

1 min read

Florida, SHBA, 27 shkurt 2021 – Canelo Alvarezit iu deshtën vetëm tre raunde për ta mposhtur Avni Yildirimin. Canelo (55-1-2, 37 KO) rrahu për tre raunde boksierin turk, gjë që në të tretin e hedhi në dysheme, por ky u ngrit. Kur pritej raundi i katërt të filloj, Yildirim nuk kishte forcë të ngritej e të vazhdonte.

Ndonëse ishte pritur një rezistencë më e madhe nga Yildirim (21-3-0, 12 KO), ai ishte jasht konceptit plotsisht. Ndërsa që për Canelon, kjo ishte vetëm një sparring apo një para ndeshje, para se të takohet me britanikun Billy Joe Saunders, që do të zhvillohet me 8 maj. Ka mbetur vetëm looacioni të caktohet ku mund të jetë Staple Center – Los Angelos, MGM Las Vegas apo edhe Wembley në Londër. Por, sipas të gjitha gjasave ky duel madhështor do të zhvillohet në SHBA.

Ndërkohë në Auckland të Zelandës së Re, Joseph Parker (28-2-0, 21 KO) ka mposhtur bashkombasin e tij, Junior Fa (19-1-0, 10 KO) me vendim unanim pas 10 raundeve. Parker me këtë fitore u shpall kampion i Oqeanisë në kategorinë e rënd.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.