RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Jessica McCaskill mposht sërish mbretëreshën Cecelia Breakhus

1 min read

American Airlines Center, Dallas, Texas, 13 mars 2021 – Amerikanja Jessica McCaskill (10-2-0, 3 KO) ka arritur që ta mposht për herë të dytë norvegjezën Cecelia Breakhus (36-2-0, 9 KO) mbrenda shtatë muajve.

McCaskill ishte më e mirë që nga fillimi. Ajo i tregoi se duelin e parë nuk e kishte fituar rastësisht. McCaskill u tregua e uritur dhe nuk tregoi aspak respekt për mbretreshën Breakhus. Ajo fitoi meçin që nga fillimi e cila fitoi pesë raundet e para e më pastaj e kishte shumë më të lehtë. Breakhus u mundua mjaft shumë por që nuk pati forcë të rikthehet. Në fund tre gjyqëtarët i dhanë fitoren e thellë amerikanës, 98-91, 99-90 dhe 100-89. Me këtë fitore McCaskill mbrojti titujt WBC, WBA, IBF dhe WBO.

Shumë presin që Katie Tylor të ngritet në kategorinë velter dhe të boksoj kundër Jessica McCaskill që do të ishte mjaft interesant.

Kosova Boxing
13 mars 20121

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.