Faton Vukshinaj tashmë boksier i nivelit botëror
2 min readArtan Vërbica
I fortë, i guximshëm dhe sfidues, gjithmonë ishte karrakterizuar boksieri ynë Faton Vukshinaj. Për katër vite karrierë si boksier profesionist ai tashmë ka arritur një nivel tjetër, atë botëror që pak kush e kishte e besuar. Por, Fatoni dhe vëllai i tij Mërgimi kishin punuar gjatë duke qenë të fokusuar dhe duke besuar se suksesi i tyre do t`ju vije dhe Fatoni sot konsiderohet ndër më të mirët në Evropë në kategorinë e mesme. Suksesi i tij shkon edhe më tej, aq larg deri te ai i nivelit botëror. Këtë e ka arritur tani më Fatoni, vetëm lutemi që edhe fati pak ta ndihmojë dhe ai do të mund të shpallet kampion i botës, sepse ka arritur nivelin e tij dhe ka cilësit e duhura. Pra, Fatonit si mungon asgjë, ai është në nivel me kampionët botëror.
Vukshinaj respektin e ka fituar duke qenë vetmohues. Duke mos zgjedhur asnjëherë kundërshtarët, duke boksuar me këdo, qoftë në vendin rezident të tij në Zvicër, poashtu edhe ku është kërkuar nevoja. Ai çdo përballje i ka dalur vetë me gjoks më të mirëve dhe kjo është njëra ndër arsyet që ai ka dal çdo herë i suksesshëm. Ai pranoi pa hezitim edhe meçin kundër grekut me nënshtetësi gjermane, Alexander Rigas për të boksuar në vendin e tij. Nuk u mendua dy herë, e pranoi edhe shkoi dhe e mposhti. Aq i bindshëm ishte në përfaqësimin e tij sa që gjyqëtarët nuk munden t`ia mohojnë fitoren, sepse Vukshinaj që nga raundi i katërt deri te ai i fundit i teti, e rrahu keq Rigasin, që çuditërisht të gjithë u befasuan si arriti ti qëndroj grushtave të boksierit tonë, por duhet të pranojm se edhe Rigas ishte mjaft i përgatitur duke qenë vetmohues dhe duke bërë përpjekje vazhdimisht.
Iu gëzuam të gjithë kësaj fitore dhe i gëzohemi pa mas arritjes së tij, sepse Vukshinaj do të hap një kapitull të ri të boksierëve tanë kulmor në botë që do të vazhdoj të na bëjnë krenar në të ardhmen. Pa dyshim, sukesi i tij garranton shumë më shumë. Ai nuk i takon Zvicrës dhe as Gjermanisë me nivelin që kanë këto dy vende tash për tash në boksin profesionist, Fatoni e ka vendin në Ishull (Britani të Madhe) apo në SHBA, aty ku është maja dhe boksierët më të suksesshëm të botës.
12 fitore (7 KO) dhe dy barazime të padrejta që unë i quaj fitore, i hapin sytë e çdo njërit. Ai vetëm duhet të ndjek ëndrrën e tij dhe në fund padyshim do të dal triumfues ndaj secilit.
www.kosovaboxing.org
25 shkurt 2021