Tirana zbret nga froni Vllazninë
7 min readFoto: Shpend Ahmeti
Ekipi i Tiranës ka arritur për herë të parë të fitoj titullin e kampionit të Shqipërisë në boks. Pas një pune të sukseshme të dikur ish-boksierit të njohur, tashmë trajnerit më të mirë shqiptar, Sead Bushati, dha rezultatin e shumë pritur. Puna e tij dhe misioni pesë vjeçar duke nxjerrur një gjeneratë të artë dhe mjaft premtuese flet shumë. Misioni i tij u realizua dhe tani shpresojmë që sukseset e boksit shqiptar do të janë të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare ku Shqipëria për më shumë se 20-vite pret të fitoj një medalje evropiane, botërore apo olimpike.
Finalja e madhe si gjithmonë ishte mjaft e paparashikueshme, sepse Tirana garonte me gjashtë finalistë, ndërsa ekipi i Vllaznisë me pesë finalistë. Apollonia kishte tre finalistë, Flamurtari dy finalistë, ndërsa Teuta, Arena dhe Partizani nga një finalistë. Gjithsesi kampioni parashikohej të fitohet nga Tirana apo Vllaznia, gjë që Tirane arriti ti fitoj katër finale në kategoritë, 60 kg, 75 kg, 81 kg dhe +91 kg, ndërsa Vëllaznia e fitoi vetëm finalën deri 91 kg. Ekipi i Flamurtarit triumfoj në dy konkurrenca në 52 kg dhe 56 kg. Teuta fitoi në 49 kg, Apollonia në 64 kg, dhe Arena në 69 kg.
Ky kampionat ishte ndër më të mirët, për shkak se gjyqësia ishte në nivelin e duhur gjë që nuk ra në ndikim të asnjë tabori. Ky është boksi dhe kështu ngritet cilësia, por akoma në Shqipëri duhet ngritur vetdijësia sa i përket të arriturave sepse boksi në Shqipëri asnjëherë më parë nuk ka fituar ndonjë medalje internacionale për të rritur.
Finalet:
49 kg – Klevis Vrapi (KB. Teuta) vs. Vuksan Guri (KB. Vllaznia) – 3:0
Dueli i parë filloi mirë nga dy boksierët. Ndonëse talenti i Klevis Vrapit na kishte ra në sy shumë më parë, edhe boksieri shkodran Vuksan Guri dallohej. Kjo bëri që shfaqja e parë të jetë mjaft bukur duke treguar të dy boksierët vlerat e tyre. Por, që talenti i Vrapit nuk diskutohej, ai arriti që tre raundet ti fitoj dhe të shpallet kampion i Shqipërisë për vitin 2014 me plot meritë. Ky boksier ka vlera të kampionit botëror, dhe besojmë që me trajnerin e shquar Jani Nano do të punojnë shumë në të ardhmen për të arritur ndonjë medalje botërore.
52 kg – Krenar Zeneli (KB. Teuta) vs. Agur Velaj (KB. Apollonia) – TKO 1
Finalja e dytë ishte ajo në kategorinë mizë ndërmjet boksierit vlonjat Krenar Zeneli dhe boksierit nga Apollonia e Fierit, Agur Velaj. Boksieri me eksperiencë dhe më i miri në këtë kategori në Shqipëri, sërish tregoi potencialin e tij. Zeneli filloi ashpër dhe pas pakë kohë në raundin e parë e përfundoi përballjen para kohe. Zeneli premton shumë në të ardhmen dhe mundet që ti sjellë Shqipërisë suksese të mëdha.
56 kg – Rexhildo Zeneli (KB. Teuta) vs. Mauro Cani (KB. Tirana) – WO
Këtë përballje Rexhildo Zeneli e fitoi pa luftë, pasi boksieri tiranas Mauro Cani nuk u paraqitë për shkak të ftohjes. Sikurse djali i axhës së tij, Krenari, edhe Rexhildo janë shpresa të mëdha të boksit shqiptar.
60 kg – Esild Kalemi (KB. Tirana) vs. Llambi Malaj (KB. Apollonia) – TKO 2
Dueli ndërmjet Esild Kalemit dhe Llambi Malaj ishte mjaft interesante, për shkak të vetmohimit të Kalemit dhe Malaj të cilët dhanë boks cilësor. Malaj i cili gjuante rrëzikshëm kroshen e majtë, ishte në disa çaste i rrëzikshëm, por që Kalemi i kundëpërgjigjej. Sidomos në fillimin e raundeve Malaj ishte i rrëzikshëm por që pastaj Kalemi i kundëpërgjigjej me goditje të sakta dhe vetmohues. Kjo edhe e dërgoi meçin të përfundoj para kohe ku Kalemi arriti herë pas here ta godas furishëm me kombinacione të shumta duke detyruar gjyqëtarin ta ndërprej meçin në raundin e dytë.
64 kg – Arnold Kuqari (KB. Apollonia) vs. Kristian Shytani (KB. Vllaznia) – 3:0
Njëri ndër duelet më interesante të finales ishte ai ndërmjet boksierit nga Fieri, Arnold Kuqari dhe boksierit shkodran Kristian Shytani. Në duelin ku Shytani cilësohej favorit, nuk doli ashtu pasi Kuqari befasoi duke fituar me plot meritë. Gjithsesi duhet theksuar se dy boksierët patën meçe gjysëmfinale ku Shytani mposhti Anxhelo Merkohsanaj në një luftë të ngushtë, ndërsa Kuqari mposhti Kristijan Currin. Pra duelet gjysëmfinale u zhvilluan në mbrëmje të orës 18:00, gjë që shpenzuan shumë energji, lodhje dhe ishin të paaftë të tregojnë cilësinë në finale, ku gjithsesi Kuqari fitoi me plot meritë. Por, Federata e Boksit të Shqipërisë duhet të mendoj që këtë strategji dhe itenerar ta ndroj në vitet e ardhshme sepse është ngarkesë e madhe për boksier duke mos pasur boksierët as 24 orë pushim para përballjeve finale dhe kjo ndikoi në disa meçe duke ditur cilësinë e disa boksierëve.
69 kg – Albi Sorra (KB. Arena) vs. Denis Nurja (KB. Tirana) – 2:1
Dueli Albi Sorra dhe Denis Nurja ishte ndër më të bukurit. Të dy boksierët njihnin njëri tjetrin pasi për shumë vite ishin stërvitur bashkë më parë. Dueli u bë edhe më i bukur pasi te dytë respektuan njëri tjetrin dhe ishin mjaft “Fair-Play”. Vlerat e tyre ishin mjaft të mëdha ku Sorra ka eksperiencë më të madhe të cilin e shfrytëzoi më së miri, por që edhe Nurja shkëlqeu duke treguar se është boksier i së ardhmës. Sikur se që e theksuam për duelin Kuqari dhe Shytani, edhe tek ky duel ndoshta lodhja kishte pak ndikim tek Nurja i cili pati gjysëmfinale të fortë ndaj boksierit nga Apollonia, Xhulio Vrenozi. Por, kjo nuk mund ta zbehë shkëlqimin e të dy boksierëve që ishin në nivel të lartë, por që në nuanca të vogla Sorra fitoi meçin mjaft të bukur. Shkëlqimi i Sorrës i dha edhe epitetin e boksierit më teknik të kampionatit i cili e fitoi me plot meritë.
75 kg – Alban Beqiri (KB. Tirana) vs. Alfred Herceku (KB. Teuta) – WO
Kundërshtari i Alban Beqirit, ai nga Teuta e Durrësit Alfred Herceku nuk është paraqitur në duelin final, gjë që nuk arritëm ta kuptojmë arsyen. Gjithsesi Beqiri tregoi zemër të madhe në gjysëmfinale ndaj boksierit shkodran Emiliano Çekini. Ky meç ishte mjaft i papastër pasi Çekini gjatë gjithë kohës e mbante boksierin tiranas, duke e sthyrë dhe duke i kërcyer në shpindë dhe asnjëherë nuk iu tërhoq vërejtja apo të të ndëshkohej, por që u ndëshkua më vërejtje publike Beqiri, që ishte gjesti më i dobët i kampionatit. Po të ishte në ndonjë eviniment ndërkombëtar Çekini do të diskualifikohej. Por, prapë duhet përgëzuar gjyqësin rreth ringut të cilët e gjykuan me meritë fitoren e Alban Beqirit.
81 kg – Alban Bermeta (KB. Tirana) vs. Emanual Kaçaj (KB. Vllaznia) – 3:0
Dueli ndërmjet Alban Bermetës dhe Emanuel Kaçaj ishte ndër më interesantit dhe më të rëndësishmit, për arsye se kjo ndeshje mund të përcaktonte kampionin e këtij viti shtetëror. Bermeta kishte sakrifikuar që të paraqitet në një kategori më lartë për kontributin sa më të madh për klubin. Dhe ashtu doli ku pas një meçi të fortë arriti të dal fitues. Dueli ishte mjaft i ngjeshur ndonëse Kaçaj ishte një kokë më i gjatë dhe shquhej me goditje të sakta herë pas herë, por ishte Bermeta këmbngulës dhe agresor në ring duke dhënë gjithçka duke fituar dhe ashtu doli, ku Bermeta mund të themi plotësisht se edhe një herë doli të jetë Heroi i Tiranës. Ndërsa Emanuel Kaçaj la mbresa dhe do të jetë yll i kësaj peshe në vitet në vijim.
91 kg – Kristian Demaj (KB. Vllaznia) vs. Emilian Xhediku (KB. Partizani) – 2:1
Meç interesant ishte edhe ai ndërmjet Kristian Demaj nga Vllaznia e Shkodrës dhe Emilian Xhediku nga klubi i boksit Partizani nga Tirana. Dueli filloi me dominimin e Demaj i cili edhe një herë tregoi shkathësit e tij të njërit ndër boksierët më të mirë në Shqipëri. Dominimi i tij në raund të parë doli që në raund të dytë Demaj të humb raundin pasi siç u pa e nënqmoi Xhedikun i cili rriti tempon në raund të dytë duke barazpeshuar meçin, 1 me 1 në raunde. Në raundin e tretë aty ku duhej të përcaktohej fituesi sërish Demaj shkëlqeu duke treguar se është boksier më i mirë, ndërsa që Xhediku sikur në meçe paraprake la mbresa të mira, i cili në të ardhmen mund të shquhet dhe të jetë edhe më i mirë. Niveli i Xhedikut çdo herë po rritet, ndërsa Demaj edhe pas shumë vitesh në krye, ai po mbizotron ku këtë e ka dëshmuar edhe në përballjet në WSB-World Series Boxing tek ekipi Mexico Guerrero. Demaj në fund nga juria profesionale u zgjedh boksieri më i mirë i turneut, epitet që e fitoi me plot meritë, pasi mposhti dy kundërshtar të denjë, Aleksanër Ramën në gjysëmfinale dhe Emilian Xhedikun.
+91 kg – Indrit Laçi (KB. Tirana) vs. Nelson Hysa (KB. Vllaznia) – 3:0
Ajo që askush nuk e priti ishte triumfi i Indrit Laçit ndaj boksierit me shumë përvoj Nelson Hysa. Dueli u karakterizua me shumë emocione ku Laçi befasoi të gjithë, por fitorja e tij ishte me plot meritë. Nga ky meç u pa që gjenarata e re e kategorisë së rënd kishte lindur një boksier me predspozita të dy kategorive, 91 kg dhe +91 kg, të cilin Shqipëria po e kërkonte prej disa vitesh gjë që Sorra u penzionua nga boksi aktiv, ndërsa Hysa ishte i lodhur jo më kompetiv për gara ndërkombëtare.
Meçin nga afër e përcollën shumë personalitete të njohura të boksit e ndër ta edhe kryetari i klubit të boksit Besa e Pejës, Ragip Bytyqi i cili në vitet e fundit i ka dhënë ngjyrë të madhe boksit pejan dhe gjithë skenës kosovare.
Përgatiti:
Artan Vërbica
28 shtator 2014
Pershendetje dhe falenderime te sinqerta promovuesit pasionant të boksit mbarëshqiptar zotit Artan Verbica!!!
Përgëzime për këtë analizë tejet profesionale dhe inkurajuese (si për boksierët, ashtu edhe për trainerët, protagonistë në Kampionatin Kombëtar të të Rriturve në Shqipëri)..
Super surpriza paska pas
Urime Tirana, e urime Sead Bushati, kete e kam pritur dhe me besoni kam qene i bindur se do beheni kampion duke ditur dhe vleresuar punen e Seadit. Vetem perpara e suksese te metejshme.
Zotni Bushati urime, ju deshiroje sukse edhe ne te ardhemen!
Sportistat e medhenje, perhere te medhenje mbesin, edhe gjate punes se tyne, ne ngritjen profesionale te sportisteve te rinje.
Respekt….
Puna sistematike dhe profesionale e trenerit Sead Bushati ka dhene edhe suksesin. Urime, urime, urime!
Urime per klubin Tirana e ne veqanti per profesorin e respektum Sead Bushati