RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Papërvoja e Tatlit i mundësoi kubanezit Abril të mbroj titullin

4 min read

Edis TatliPrishtinë, 22 shtator 2014 – Edis Tatli nuk ka arritur që të bëhet kampioni i parë botëror ndër shqiptarët dhe njëkohësisht për Finlandën. Prizrenasi që dyluftoi parmbrëmë në kryeqytetin finlandez, nuk arriti ti gëzoj shtetin skandinav të cilët që nga viti 1962 pritën që një boksier të dal dhe të dyluftoj për titullin e botës. Dhe shteti nordik duhet akoma të presë, njësoj si dhe populli shqiptar të cilët akoma nuk a kanë një kampion bote.

Dueli ishte përshkruar me shumë taktizime, por Abril në fund iu gëzua fitores, ndonëse nuk kishte bërë aq shumë. Por, dihet për të mposhtur kampionin duhet dyfishi nga sfiduesi dhe Tatli ishte i pa aftë për të bërë më shumë. Gjithsesi përshtypje të mira lanë gjyqëtarin në ring Steve Smoger dhe tre gjyqëtarët që poentuan, por dy prej tyre nuk e gjykuan drejt dhe i dhanë një vlerësim të thellë për fitoren e Abril, të cilët ne nuk pajtohemi, sepse dueli ishte mjaft i ngushtë për të vlerësuar aq. Mos të jemi të një anshëm por Abril ka mundur të jetë vetëm për një apo dy raunde më i mirë, jo më shumë. Kosova Boxing e ka shiquar disa herë dhe analizuar dhe këtë meç e kemi vlerësuar të barabartë.

Raundi 1:
Raundi filloi nga dy boksierët duke analizuar njëri-tjetrin. Të dy boksierët haseshin por kërkonin gabimin gjë që Abril në dy-tre momente arriti të lansoj goditje të pastërta me të majtën e tij, duke fituar këtë raund.
Tatli 9-10 Abril

Raundi 2:
Raundi i dytë filloi më ndryshe ku Abril mori mesin e ringut ndërsa Tatli lejonte atë në mes duke dashur të godas me kundër goditje. Kjo e edhe shkoi për shtati ku në një rast goditi me të majtën dy herë Tatli e goditi, gjë që arriti të fitoj këtë raund. Gjithsesi ky raund ishte më eksploziv.
Tatli 19-19 Abril

Raundi 3:
Ky raund ndezi atmosferën në palestër. Minuta e parë i takoi Abril i cili arriti në një rast me një kombinim të godas katër herë Tatlin, por që më pastaj Tatli ishte vetëmohues në dy minutat tjerë duke u angazhuar më shumë dhe duke e goditur katër apo pesë herë kubanezin. Raundi më i mirë dhe sipas nesh ishte i barabartë.
Tatli 29-29 Abril

Raundi 4:
Ky raund ishte më i miri i Tatlit. Filluan egër të dy boksierët por që Tatli pati goditje më shumë. Tatli arriti tetë herë të godas Abrilin, ndërsa që pranoi gjashtë. Raundi i fituar nga Tatli.
Tatli 39-38 Abril

Raundi 5:
Edhe në këtë raund pati taktizime të shumta, ndonëse Abril pati më shumë vetmohim duke qenë më i saktë. Goditjet ishin të ngushta por për një nuancë Abril ishte më i saktë dhe fiton këtë raund.
Tatli 49-49 Abril

Raundi 6:
Sikur se në raund të katërt, dhe të gjashtin Tatli shkëlqen tregon agrsivitet, saktësi në goditje dhe fiton pastërt këtë raund duke kthyer epërsin në favor të tij.
Tatli 59-58 Abril

Raundi 7:
Fillimi i raundit të shtatë ishte i sukseshëm i Tatlit i cili më pastaj mbajti baraspeshën duke qenë i kujdesshëm. Dy tre gotije më shumë në fillim, rezultuan me fitimin e raundit nga boksieri ynë.
Tatli 69-67 Abril

Para raundit të tetë gumoi palestra nga shqiptarët kur filloi kënga BESA-BESA, besën e kemi dhënë, për Kosovë jetën dojmë me dhënë. Kjo ishte emocionuese e cila zgjati gjatë gjithë raundit të tetë. 

Raundi 8:
Raund i fortë me goditje të dy boksierëve. Të dytë treguan aftësi dhe dhanë goditje. Ndonëse Abril pati disa goditje më shumë në trup, nuk munguan goditjet edhe nga Tatli. Raund i barabartë.
Tatli 79-77 Abril

Raundi 9:
Raundi në vijim ishte më i dobëti i Tatlit, ndërsa më i miri nga Abril. Kubanezi arriti që nga fillimi të dominoj duke dhënë shtatë-tetë goditje më shumë. Ai poashtu arriti dhe në fund të raundit ta plasoj një goditje të fortë, të cilit ia hedhi gomën nga goja Tatlit. Tek Tatli u ndje lodhje.
Tatli 88-87 Abril

Raundi 10:
Ky raund ishte i barazpeshuar. Abril godiste me shumë në trup Tatlin, ndërsa Tatli kundër përgjigjej herë pas here me nga një goditje. Të dy boksierët sikurse ruheshin për edhe dy raund tjerë. Raund i barabartë.
Tatli 98-97 Abril

Raundi 11:
Ky raund ishte i pakomprimis, nga dy boksierët. Te dytë dhanë shumë goditje sidomos në përfundim të raundit. Dueli bëhej edhe më interesant sa i përket fituesit, sepse Tatli epërsin e një raundi e mbante me një raund më shumë të fituar, ku sipas nesh edhe ky raund ishte i barabartë.
Tatli 108-107 Abril

Raundi 12:
Ky raund i takoi Abril i cili dominoi që nga fillimi. Tatli ishte i dërmuar nga lodhja dhe mezi priste fundin. Koncetrimi nga ana e tij ra dhe nuk kishte përqendrim, ndonëse Abril kishte gjuajtje të sakta por edhe atij i mungoi freskia.
Tatli 117-117 Abril

Duelin e vlerësuam të barabartë, por janë gjyqëtarët ata që e vlerësuan më ndryshe. Humbja e Tatlit, rezultoi vetëm për një arsye, ai gjuajti pak gjuajtje, ndërsa Abril më shumë dhe këtë e vlerësun më shumë gjyqëtarët. Ndonëse goditjet e sakta ishin aty për aty. Përvoja e Abril ishte çelësi i këtij triumfi. Tatli në të ardhmen duhet të mobilizohet dhe të shoh çka do ti sjellë e ardhmja.

Artan Vërbica
22 shtator 2014

 

 

 

 

1 thought on “Papërvoja e Tatlit i mundësoi kubanezit Abril të mbroj titullin

  1. Shume shume interesant … Ndonje here sikur se 12 runde nuk po mjaftojne per percaktimin e cilesive te boksiereve por ne kete raste ne kete meq per shampion te Botes ne nje luftim flegmatik te paraqiten shenjat e lodhjes dermuese tregon per cilesine e dobet te pregatitjes kondicionale qe eshte plotesishte i papranueshem…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.