RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Lajmi i fundit: Tatli humb ndaj Abril me vendim të gjyqëtarëve

1 min read

Edis tatli vs. Richard abrilEdis Tatli nuk ka arritur ta realizoj ëndrrën e gjithë shqiptarëve për të pasur ne për herë të parë një kampion bote. Ai në Helsinki të Finlandës humbi betejën të cilët gjyqëtarët e vlerësuan në dobi të kubanezit. Dy gjyqëtar e vlerësun fitoren e Richard Abril me 116-112, 117-111 dhe njëri me barazim 114-114.

Kosova Boxing në pamundësi të marrim Edisin në telefon pas meçit, e kontaktuam babain e tij Agimin, i cili deklaroi: “Ishte ndeshje e fortë. Disa raunde i fitoj Edisi, disa Abril. Nuk mund të themë se Edisi ishte më i mirë. Abril mbrojti titullin, ndërsa Edisi luftoi deri në fund. Për ta mposhtur një kampion të botës duhet më shumë, prandaj Abril mbetet kampion i botës” tha Agim Tatli.

Tatli është boksieri i katërt që dylufton për titull bote. Më parë titullin e botës e kishte sfiduar Luan Krasniqi, Shpend Abazi dhe Haxhi Krasniqi.

Më shumë rreth këtij meçi do t`ju japim në ditët në vijim.

Kosovaboxing.org
20 shtator 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.