RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Tatli, ka rastin të bëhet kampion bote

2 min read

Tatli do të festoj me dy flamurat, të Finlandës dhe Kosovës

Edis Tatli vs. Ricahrd AbrilGjasat që Edis Tatli të bëhet kampioni i parë botëror shqiptarë, janë të mëdha. E themi të mëdha për dy arsye, sepse bokson në Finlandë para publikut të vet, dhe e dyta janë mundësit, rrethanat nga gjyqëtarët që nuk do ti bëjnë dëmë në rast të poentimit dhe gjërave tjera, pra janë në favorin e tij. Pastaj, Tatli ka kualitetin e boksierit shumë të mirë e cili me gjasë ka potencial për ta mposhtur kubanezin Richard Abril i cili shquhet si boksier shumë kualitativ. Vetëm dy kampionët tjerë botëror në versionet tjera si, Terence Crawford (WBO-kampion botëror), Omar Figueroa (WBC-kampion botëror), ndoshta do të ishin më të mirë dhe më të vështirë se kampioni aktual botëror në versionin WBA, Richard Abril, duke mos e nënçmuar edhe kampionin tjetër Mickey Bey (IBF-kampion i botës).

Duelet paraprake të Tatlit, kanë bindur trajnerin dhe menaxherin e tij, Pekka Maki të investoj dhe të bëjë gjithçka të mundshme që meçi për titullin e botës të zhvillohet në Finlandë. Maki poashtu dëshiron që për herë të parë Finlanda të ketë një kampion bote. Në vitin 1962 babai i Pekka Makit, Oli Maki kishte sfiduar titullin e botës por që nuk kishte arritur ta fitonte. Atë botë Pekka ishte vetëm 8-vjeçar dhe nuk kishte arritur ta shoh babain e tij kampion bote. Idhulli i tij i parë ishte babai i cili edhe Pekka bëri të meret me boks dhe tani si 44-vjeçar arriti që të zhvilloj një boksier të madh me cilësi botërore që është Edis Tatli, dhe poashtu ta sjell mundësin e dytë shtetit të Finlandës të ketë kampionin e parë botëror. I gjithë ky investim tetë vjeçar ku Tatli ka bilanc prej 23 fitoresh, pa asnjë humbje e sjell te momenti historik.

Tatli si më parë edhe tani thekson se në rast të fitores të shtunën mbrëma do të ngritë duke festuar me dy flamurat, atë të Finlandës dhe të Kosovës. Para se Kosova të shpallet shtetë i pamvarur, Tatli në ringjet e boksit profesionist është paraqitur me atë kombëtar.

Artan Vërbica
19 shtator 2014

 

1 thought on “Tatli, ka rastin të bëhet kampion bote

  1. Kame pershtypje qe vetem analisti yne Kosovare Artan Verbica dhe trajneri Pekka Maki kane besim ne fitoren e Edis Tatlit dhe me kete niveline e rendesise se njohjese se shtetit tone ne arenen boterore sportive…!!!

    Te tjeret duke perfshire edhe veteveten kemi deshtuare komplet!!!

    Nuk munde te besoje qe deri me sot te mos kete asnje analize prej analisteve te tjere “lokal” te boksit ne kete web faqe.

    Mbetet me shprese qe Edis Tatli,Pekka Maki dhe Artan Verbica do ti arrine fitorese.

    Ne te tjeret jemi large te behemi kampione…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.