Armend Xhoxhaj boksieri më i mirë i turneut “Mustafa Hajrullahoviç-Talijan” në Sarajevë
3 min read
Në orët e mëngjesit të së hënës ekspedita e kombëtares së Kosovës u kthye nga turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviç-Talijan” në boks, që u mbajt në Sarajevë. Kosova mori pjesë me katër boksierë, si: Alban Qeriqi (64 kg), Arian Gashi (69 kg), Armend Xhoxhaj (81 kg) dhe Pirro Quni (91 kg) dhe përzgjedhësi Xhevdet Peci, si dhe gjyqtari i boksit ndërkombëtar Latif Demolli. Boksierët tanë fituan katër medalje, një të artë e tri të argjendta. Xhoxhaj u stolis me të artën, ndërsa të tjerët me të argjendtën. Në gjysmëfinale Alban Qeriqi e gjunjëzoi boksierin nga Sllovakia, Kristian Nguyen. Në finale humbi me rezultat të ngushtë nga boksieir boshnjak, Adem Fetahoviç. Arian Gashi në gjysmëfinale e mposhti boksierin nga Kroacia, Durim Praca. Ai edhe pse lëndoi dorën, këtë meç e fitoi bindshëm. Në finale i lënduar boksoi kundër boshnjakut Ahmet Xhanoviç dhe humbi me rezultat të ngushtë 2:1. Arsyeja e humbjes ka qenë se nuk ka mundur të tregojë aftësitë e tija sepse ishte pengesë edhe dora e lënduar e tij.
Ndërsa njëri prej boksierëve më të mirë, Armend Xhoxhaj, në gjysmëfinale boksoi me gjermanin Michel Serke, i cili është pjesëmarrës në Kampionatin Botëror dhe i teti në ranglistën botërore. Xhoxhajn, në finale e priste boksieri më i mirë boshnjak, i cili ka qenë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror në Kazakistan, Xhemail Boshnjak. Boksieri boshnjak ka pritur t’i revanshohet Xhoxhajt për humbjen në turneun e kaluar “Adem Jashari” . Pra, gjithë të pranishmit në sallë ishin kundër Xhoxhajt, pos as kjo se dekoncetrojë boksierin tonë. Qysh në rundin e parë Xhoxhaj iu vërsul kundërshtarit dhe nuk e respekt për asnjë fije dhe e gjunjëzoi me nokaut në rundin e parë. “Konkurrenca ka qenë e fortë. Në gjysmëfinale u ballafaqova me boksierin gjerman, që ka pasur një përvojë të madhe dhe ishte pjesë edhe e Kampiontit Botëror. Arma ime më e fortë ishte përvoja por edhe veprova shumë me dorën e djathtë duke e mundur rivalin. Në finale boksova me teknikë të pësosur dhe më ndihmoi shumë ajo se kasha njohuri për boshnjakun, sepse me të boksova edhe vitin e kaluar në turneun ‘Adem Jashari’. Pas një lufte të mirë e nokautova boshnjakun. Shpallja si boksieri më i mirë i turneut është një kënaqësi për mua por edhe një motiv edhe më i madh për të ardhmen time”, tha Xhoxhaj. Boksieri Pirro Quni u kualifikua pa luftë për në finale , por në finale pësoi disfatë nga kroati Alen Babiç.
Latif Demolli, drejtojë meçet me pedanteri në gjysmëfinale e finale dhe u vlerësua me notë të lartë nga organizatorët. Demoli ishte gjyqtari kryesor i këtij turneut tradicional. Në fund, juria shpalli boksierët më të mirë. Juria vendosi ta shpall boksierin më të mirë të turneut, Armend Xhoxhaj. “Boksierët e mi treguan nivel të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe ishin të gjithë në finale. Kemi tejkaluar parashikimet, ku u kthyem me një medalje të artë dhe tri të argjendta, kjo është pasqyra më e mirë që treguam në një turne të respektuar”, tha Xhevdet Peci.
Kosovaboxing.org
29 shtator 2014