RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Dardan Morina kundër Solomon Wickstead këtë enjete në RTK dhe SAT 1

2 min read

Dardan Morina 1Dardan Morina do të paraqitet këtë të enjete në Mynih të Gjermanisë ku për kundërshtar do ta ketë tajboksierin anglez Solomon Wickstead. Meçi do të zhvillohet deri në kategorinë 76 kilogramë me regulla të K1. Ky meç do të jetë i vlefshëm për tre titujt e kampionit botëror të versionit WKU-ISKA-WKA dhe për WKA të Evropës.

Morina jo rastësisht është zgjedhur kikboksieri më i mirë shqiptar i vitit të kaluar nga Kosova Boxing, pasi ai është kampion i botës në peshën e tij duke unfikuar dhe mbledhur tre brezat botëror të tre federatave më të njohura në botë WKU-ISKA-WKA. I mungon vetëm ajo e versionit WACO-s, por që në të kaluarën Morina edhe këtë brez e ka pasur në pronë të tij. 

Kundërshtari i tij Wickstead shquhet për goditje të forta me këmb, por që Morina me trajnerin e tij, Mladen Steko kanë arritur ta analizojnë dhe të kenë strategjinë për duelein e të enjëtes. “Jam përgatitur mirë dhe pres të paraqitem sa më mirë. Pres fitore dhe ti gëzoj të gjithë të pranishmit edhe ata që do të më përcjellin nepërmjet ekraneve televiziv. Më gëzon fakti që ky meç do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në RTK” thaksoi Morina për Kosova Boxing.

Duelin Morina dhe Wickstead mund ta përcjellni drejtpërdrejt të enjetën në RTK dhe SAT 1 nga ora 22:35.

Artan Vërbica
30 shtator 2014  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.