RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Tirana kampione e Shqipërisë për 2016

2 min read

tirana-kampione-2016Tiranë, 30 tetor 2016 – Është mbyllur edhe një Kampionat Kombëtar në boks ku për tre ditë me radhë është prezantuar një boks cilësor. Ekipi i Tiranës ka rikthyer titullin e kampionit të vendit pasi vitin e kaluar e humbi nga Vllaznia e Shkodrës. Këtë vit me një punë të përbashkët arriti që me meritë sërish të dal më e mira.

Në dhjetë meçe finale Tirana pati 7 finalist, ku pesë prej tyre arritën të dalin kampion duke i siguruar kurorën e më të mirit. E dyta doli Vllaznia ku pati 6 finalist, ku tre prej tyre dolën kampion, ndërsa që e treta ishte Teuta nga Durrësi ku pati 4 finalist me një kampion.

Gjithsesi ky kampionat duhet përgëzuar por nga këta djemë duhet që sa më parë të pëzgjedhën katër deri pesë boksier perspektiv për të filluar ndjekjën e normës olimpike për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” për katër vite. Gjithsesi që tani përzgjedhësi Sead Bushati duhet të menduar këtë dhe të zgjedhë ekipin punues të trajnerëve dhe boksierët që e dërgojnë drejt medaljeve evropiane, botërore, olimpike, por duhet mbështetja nga Federata e Boksit Shqiptarë, nga Komiteti Olimpik Shqipëtar dhe nga Minstria e Sportit të gjejë rrugën e suksesit të përbashkët, sepse Shqipëria ka potencial.

49 kg – Vuksan Guri (KB.Vllaznia) vs. Sergjio Kikrri (KB.Teuta) – fiton Guri me TKO
52 kg – Ardit Murja (KB.Teuta) vs. Fabian Qekaqi (KB. Vllaznia) – WO – Murja, nuk u paraqitë Qekaqi
56 kg – Krenar Zeneli (KB. Flamurtari) vs. Klevis Vrapi (KB. Teuta) – 3-0
60 kg – Taulant Zajmi (KB. Tirana) vs. Denis Muça (KB. Arena) – 3-0
64 kg – Angjelo Markohasani (KB. Tirana) vs. Muhamet Mema (KB. Teuta) – 2:1
69 kg – Denis Nurja (KB. Tirana) vs. Arnold Kuçari (KB. Apollonia) – KO
75 kg – Alban Beqiri (KB. Tirana) vs. Kristian Shytani (KB. Vllaznia) – 3:0
81 kg – Alban Bermeta (KB. Tirana) vs. Ramazan Babaj (KB. Vllaznia) – WO – Bermeta, nuk u paraqitë Babaj
91 kg – Kristian Demaj (KB. Vllaznia) vs. Emiliano Xhediku (KB. Tirana) – 3:0
+91 kg – Nelson Hysa (KB. Vllaznia) vs. Indrit Laçi (KB. Tirana) – 2:1

Boksieri më i mirë i kampionatit: Alban Beqiri (KB. Tirana)
Boksieri perspektivë: Vuksan Guri (KB.Vllaznia)
Boksieri më teknik: Krenar Zeneli (KB. Flamurtari) 

Përgatiti dhe Fotografi:
Shpend Ahmeti 
30 tetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.