RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Joshua mbron titullin e botës kundër Molina me 10 dhjetor në Manchester

1 min read

joshua-vs-molinaI pamposhturi, 27 vjeçari, Anthony Joshua do të mbrojë titullin e kampionit të botës në versionin IBF me 10 dhjetor në Manchester të Anglisë. Joshua (17-0, 17 KO) përballë do ta ketë amerikanin Eric Molina (25-3, 19 KO). Molina në duelin e fundit mposhti polakun Tomasz Adamek në Krakow të Polonisë duke fituar titullin IBF Inter-kontinental. Me këtë fitore të madhe ai fitoi këtë rast që për herë të dytë të fitoj rastin të dyluftoj për titullin e botës, pasi që Molina vitin e kaluar boksoi kundër Doentey Wailder për titull bote duke pësuar me nakaut në raund të nëntë.

Joshua ishte në bisedime që të boksoj me Wladimir Klitschkon, por deri te marrëveshja nuk erdhi dhe tani përballja ndërmjet Joshuas dhe Klitschkos pritet të zhvillohet në pranverën e vitit 2017.

“Jam i gëzuar që përfundimisht do të boksoj me 10 dhjetor në Manchester. Do të jam i koncetruar për këtë meç sepse Molina është një boksier cilësor” theksoi Joshua.

Në këtë ngjarje do të boksoj edhe kampionja olimpike nga “Londra 2012”, Katie Taylor. Ajo do të debutoj me 26 nëntor në Wembley të Londrës, ndërsa me 10 dhjetor në Manchester do të ketë meçin e dytë profesionist. Ndërsa do të jetë edhe një meç i fortë ndërmjet Dyllian Whyte (19-1, 15 KO) dhe Dereck Chisora (26-6-0, 18 KO).

Kosova Boxing
3 nëntor 2016 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.