Rashiti mposht kroatin Martinjak me ndërprerje në raund të dytë
1 min readSporthalle Gries, Volketswil, Zvicër, 29 tetor 2016 – Ylli Rashiti ka mposhtur boksierin kroat Marko Martinjak në mbrëmjen e boksit të zhvilluar në Palestrën Sportive Gries në Volketswiel.
Raundi i parë ka qenë i barabartë, ndërsa që në të dytin ka shpërthyer Rashiti duke e përfunduar meçin me nakaut teknik në këtë raund. Ai së pari arriti me një kroshe të djathtë ta hedh në dysheme kroatin, por ai ishte i dërmuar duke u munduar të stabilizoj vetën, por që këtë Rashiti nuk ia lejoi duke vazhduar me goditje, ku me një dirket të majt e hedhi sërish në dysheme. Kjo ishte e tëra ku Martinjak nuk mundi të vazhdonte meçin.
Për Rashitin kjo ishte fitorja e 7-të në karrierë (4 KO) karshi një barazimi në tetë meçe profesioniste. Ndërsa Martinjak pësoi humbjen e 24-të në karrierë, karshi pesë fitoreve dhe dy barazimeve.
www.kosovaboxing.org
31 tetor 2016