RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Timothy Bradley dhe Brandon Rios sfidojnë titullin vakant të botës në WBO

2 min read

Bradley vs. RiosKëtë fundjavë me 7 nëntor në Thomas & Marc Center në Las Vegas do të zhvillohet meçi ndërmjet sfiduesit numër 1 dhe 2 në kategorinë velter në versionin WBO, Timothy Bradley dhe Brandon Rios.

Brezi i WBO-së i fituar nga Mayweather ndaj Pacquiaos u la vakant nga amerikani i cili nuk pati interes ta mbroj. Ndërsa që titullin vakant do ta kërkojnë me çdo kusht kampioni i mbrendshëm apo interim, Bradley dhe kampioni internacional i WBO-së, Rios.

Favorit në këtë meç konsiderohet Bradley, por pa gjasa nuk do të jetë as Rios. Të dy boksierët deri më tani kanë pasur fitore të mëdha, ndërsa për Bradley më e madhja dhe befasuese ishte ajo ndaj filipinasit Manny Pacquiao. Se sa i mirë është Bradley tregojnë edhe fitoret ndaj Juan Manuel Marquez, Ruslan Provdnikov, Davon Alexander, etj. Ndërsa që Rios fitoren më të madhe e ka shënuar ndaj Mike Alvarados dy herë dhe kubanezit Richar Abril.

Te dy boksierët kanë qenë kampion të botës në dy kategori të ndryshme, Bradley në super të lehtë dhe velter, ndërsa që Rios në të lehtë dhe super të lehtë. Këtu mendoj që Bradley do të ketë epersi për shkak që kjo kategori i përshtatet më shumë dhe ka shtatë më të lartë, ndërsa që Rios godet më fortë se Bradley. Do të jemi dëshmitar të një dueli të fortë dhe të paparashikueshëm deri në fund ku dy boksierët do të kërkojn triumfin e kampionit të botë, Bradley për ta rikthyer, ndërsa që Rios të fitoj edhe në një kategori më lartë.

Bradley deri më tani ka zhvilluar 34 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 32 fitoresh (12 KO), 1 humbje dhe një barazim. Ndërsa Rios ka bilanc prej 33 fitoresh (24 KO), 2 humbje dhe një barazim.

Meçi po pritet me padurim nga shikuesit e mbanë botës duke ditur kualitetin e dy boksierëve.

Artan Vërbica
6 nëntor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.