RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Besar Nimani kundër Ferenc Hafner me 12 dhjetor

1 min read

Besar NimaniBesar Nimani do të boksoj me hungarezin Ferenc Hafner me 12 dhjetor në Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë. Dueli do të jetë interesant për shkak se dy boksierët janë të kalibrit të njejtë dhe rangohen në pozitat e përafërta.

Nimani me bilance prej 19 fitoresh (16 KO) dhe një humbje në gjithsejt 20 meçe, renditet i 128-ti në Boxrec.com, ndërsa Hafner me bilanc prej 24 fitoresh (13 KO) dhe tetë humbje renditet i 194-ti.

Nimani pretendon me fitore ndaj Hafner të futet në mesin e TOP-100 ku do të ishte edhe qëllimi i tij, për të ardhur më lehtë te ndonjë meç i fortë, ndërsa që edhe hungarezi me shumë përvojë Hafner do të synoj fitoren. Dueli do të zhvillohet në 10 raunde.

Kosovaboxing.org
5 nëntor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.