RTK

RTKLive
16 Tetor, 2021

Luan Krasniqi nakauton Danny Williamsin në raund të katërt

1 min read

Luan KrasniqiLudwigsburg, Gjermani, 7 nëntor – Sapo ka përfunduar meçi ndërmjet Luan Krasniqit dhe britanikut Danny Williams. Dueli i Ikonave u përmbyll në të mirë të boksierit tonë i cili në raundin e katërt nakautoj Williamsin.

Ishte një meç i dominuar që nga fillimi i Krasniqit, cili shfaqi shkathësi dhe meç të bukur si nga ditët e tij më të mira, ndërsa që Williams nuk arriti asnjëherë të rrezikoj Krasniqin. Tre raundet e para i fitoi Krasniqi, ndërsa që e djathta e tij në raundin e katërt e plandosi duke e lënë të shtrirë në dysheme Williamsin.

Kosova Boxing ju kërkon falje për linkun të cilit nuk kemi mundur ta pëecjellim këtë meç. Sipas Televizionin Ran Fighting, meçi ishte i transmetuar vetëm në Gjermani.

Agjencioni Kosova Boxing, ora 00:20. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.