RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Terri Herper dhe Cecilia Braekhus përmbyllin meçin me barazim

1 min read

Natën e mbrëmshme është ndeshur kampionia e botës në WBA Terri Herper (14-1-2, 6 KO) kundër boksierës së njohur të të gjitha kohërave Cecilia Braekhus  (37-2-1, 9 KO), ku meçi rezultoi me barazim në fund.

Ky barazim ishte pak dëshpërues për Herper,  për shkak se 26 vjeçarja ka ruajtur titullin e WBA, por synimet e saj ishin ta fitojë titullin e WBO.

Komentet dhe reagimet negative nuk munguan as nga njerëzit e Herper. Promoteri i saj, Eddie Hearn reagoi pas meçit nëpër media. Ai e konsideroi këtë rezultat  si të padrejtë dhe se Herper e ka merituar këtë fitore. “Kjo është shaka” u shpreh ai. Herper gjatë deklaratave ka theksuar se është pregaditur shumë dhe këtë mundësi e ka pritur që nga muaji maj. Ajo e përmbylli me fjalët “Faleminderit të gjithëve për prezencën dhe blerjen e biletave, shpresoj se herën e ardhshme do t’ju sjell fitore”.

Ndërsa, Braekhus konsiderohet si një legjendë e boksit të femrave, për reputacionin e saj në karrierën e boksit, ka pasur gjithmonë lëvdata. Për Braekhus kjo ishte nje sfidë e radhës.

Aurora Vërbica
08/10/2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.