RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Hermans e gatshme ta mposhtë sërish Spencer

2 min read

Kampionia e botës në IBO, Femke Hermans (16-4-0, 7 KO) do të përballet kundër kanadezës Spencer (7-1, 5 KO), ditën e mërkurë, me 11 tetor. Meçi do të zhvillohet në kazinon më të madhe të Kanadasë të quajtur “Casino de Montréal”.

Dueli do të jetë i rëndësishëm për dy titujt e kampionit të botës. Ndryshe nga hera e parë kur dy luftuan për brezin e IBO-së tashmë ky meç do të jetë i vlefshëm edhe për një titull më të rëndësishëm si ai i IBF. Revanshi po pritet me padurim nga adhuruesit e boksit. Hermans është e fokusuar sikurse në herën e parë, kur e mposhti Spencerin në Kanada, ajo nuk e ka të vështirë të boksojë edhe për herë të dytë në Kanada për t’ju dëshmuar kanadezëve dhe gjithë botës se fitorja e parë nuk ishte e rastësishme.

Suksesi më i madh në karrierën e saj, Femke Hermans e ka arritur në vitin 2021 nën menaxhimin e menaxherit Artan Verbica. Vërbica i dha rastin jetik të shpallet sërish kampione e botës. Askush nuk e kishte besuar sepse Spencer ishte favorite dhe e pamposhtur. Spencer, tre herë kampione e botës (2005, 2008 dhe 2010) në boksin amator dhe pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, “Londra 2012” me bilancë prej 115 fitore dhe 9 humbje, ishte favorite apsolute, por Hermans e befasoi duke rrahur për 10 raunde e duke u shpalluar kampione e botës në verzionin IBO.

“Mendoj se sikurse herën e parë edhe kësaj radhe dueli do të jetë mjaftë interesant. Duke ditur karakterin e boksierës sime Hermans, unë besoj se ajo prapë do të triumfoj. Hermans do të dijë mjaftë mirë të shfrytëzoj presionin që Spencer do ta ketë. Shpresoj nga Kanada kësaj radhe të ktheheni triumfues me dy breza të kampionit të botës”, theksoi Artan Vërbica.

Se a do të arrijë Spencer të hakmerret kundër Hermans, apo Hermans nuk do ta lëshoj fronin e fitorës, kjo mbetet të shihet me plot entuziazëm, ditën e mërkurë.

 

Aurora Vërbica
07/10/2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.