RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Fury vs Usyk nënshkruan kontratën për përballjen e tyre

2 min read

Bota, më në fund do ta ketë kampionin e padiskutueshëm në kategorinë e rëndë. Kjo do të mësohet me 26 dhjetor apo në fillim të janarit të 2024-ës ku dy boksierët më të mirë të kohës Tyson “Gipsy King” Fury dhe Oleksander “The Cat” Usyk do të përballen në lindjen e mesme në Ryad të Arabisë Saudite.

Lajmi e ka bërë të ditur promoter i famshëm, britaniku, Frank Warren, i cili njëherit është edhe promoter i Tyson Fury-t.“ Gjithçka është e gatshme,kontrata është nënshkruar . Vetëm është mbetur data të caktohet ” ka theksuar Warren.

Të dy boksierët janë të pamposhtur, të dy boksierët kanë dëshmuar vlerat e tyre, të dy boksierët nuk i kanë ikur asnjëherë përballjet me boksierët më në formë, aktualisht të kohës. Fury siç dihet ka mposhtur Doante Wilder dy herë, pastaj Wladimir Klintscho, Tom Swarch, Otto Wallin e të tjerë, ku karriera e tij karizmatike me probleme, me rënie e ngritje, me probleme të depresionit, me drogën, peshën. Të gjitha këto kanë bërë që ai të rikthehet edhe më i fuqishëm. Pra, karakteri i tij që rrallë ndonjë person në botë e ka, ka bërë që Fury të vlerësohet, respektohet dhe të vlerësohet. Ky është Tyson Fury, njëri ndër më të mirët të të gjitha kohërave.

Ndërsa, Oleksander Usyk një kampion i vërtetë ka mposhtur më të mirët e botës nga kategoria Kruzer duke u shpallur kampion i padiskutueshëm i kësaj kategorie, ai i patrembur sfidoi vetën duke u ngritur në kategorinë e rëndë duke i mposhtur edhe më të mirët e botës siç është Anthony Joshua dy herë, ai tashmë është dëshmuar.

Bota dëshiron ta shoh mbretin e vërtetë, e këtë do ta mësojmë në fund të dhjetorit apo në fillim të janarit. Më në fund bota do ta ketë kampionin e padiskutueshëm botëror.

 

Aurora Vërbica
06/10/2023
Prishtinë, Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.