RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Joshua ndez Londrën me fitore kundër Helenius

1 min read

Ish-kampioni, Anthony Joshua (26-3, 23 KO) mposhti boksierin finlandez Robert Helenius (32-5, 21 KO), gjatë mbrëmjes së djeshme në arenën “O2 Arena” të Londrës. Në raundin e shtatë, Joshua rrëzoi finlandezin, duke goditur atë në trup dhe në fytyrë. Kjo goditje e ish-kampionit ndezi Londrën duke i dhënë atij entuziazmin e fituesit, ku me pas shkoi përqafoi të afërmit dhe adhuruesit e tij.

Deri në raundin e pestë, dyshja dukej e qetë, ku nuk pati goditje të forta mes tyre. Pas raundit të pestë, Joshua filloi të tregoj vetën kundër Helenius.

Padyshim se lidhur me këtë fitore pati komente të shumta. Komentatori dhe trajneri i boksit Teddy Atlas, në faqën e tij zyrtare në “Twitter” u shpreh : “Nëse Joshua do të godiste me dy duar, ndoshta të gjithë do të shkonim në shtëpi”.

Joshua me këtë fitore, ngriti reputacionin e tij si ish-kampion i boksit të peshave të rënda, duke i dhënë emocion arenës “O2 Arena” të Londrës si një boksier britanez.

Në vitin 2024, pritet të përballet me Deontay Wilder. Kjo fitore kundër Helenius vetëm e ka motivuar britanezin drejtë sukseseve.

Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme arenën nuk e ngjalli vetëm Joshua. Në parameq boksuan dyshja e boksit të peshave të rënda, Filip Hrgovic dhe Mc Kean, ku Hrgovic mposhti Mc Kean duke e goditur me nakaut teknik.

 

Aurora Verbica
13.08.2023

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.