RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Londra ka vëmendje tek Hrgovic dhe Mc Kean

1 min read

I pamposhturi, i ranguari në verzionet më të mëdha botërore, IBF #1, WBA #8, WBO #13, WBC #15, kroati Filip Hrgovic (15-0, 12 KO) do të sfidojë vetën kundër australianit Demsey Mc Kean (22-0, 14 KO).

Ky meç do të jetë parameq i ish-kampionit Anthony Joshua dhe Helenius.

Hrgovic lidhur me këtë meq u shpreh se: “Gjithçka është e mundur në jetë dhe në boks, por unë nuk e shoh vetën duke më mposhtur Mc Kean”, gjithashtu, kroati nuk la pa përmendur dhe meqin e fundit që e pati me Zhilei Zhang : “Pata një përformancë të mirë për publikun, ku mposhta dhe një boksierë të mirë”, “Tani jam gati për gjithçka”, e përmbylli 31 vjeçari.

Ndërsa, Mc Kean u shpreh se: “Kë ka nokautuar ai, që nuk kam nokautuar unë ?”, “Hrgovic ka rrahur me vendosshmëri vetëm Zhilei Zhang” shtoi australiani, duke besuar në potencialin e tij për këtë përballje.

Kjo përballje pritet të jetë shumë sfiduese për dyshën, gjithashtu, e shumëpritur nga ana e adhuruesve të boksit.

Aurora Verbica
11.08.2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.