Robert Helenius do të jetë kundërshtari i Anthony Joshua-s
1 min readIsh-kampioni i botës, Anthony Joshua (25-3, 22 KO) do të sfidojë vetën kundër finlandezit Robert Helenius (32-4, 21 KO) këtë të shtunë. Dyshja e cila hyn në boksin e peshave të rënda do të zhvillojë meçin në arenën “O2 Arena”.
Fillimisht, ishte e paraparë që Joshua të rrahet kundër Dillian Whyte, mirëpo, gjatë rrugës dolën ca probleme nga ana e Whyte. Boksieri britanez refuzoi të testohet për Doping test, “VADA”, kështu që në pamundësi që të realizohet ky meç, Helenius zuri vendin e tij.
Joshua, meçin e fundit e ka pasur kundër Jermaine Franklin në prill të këtij viti ku rezultoi me fitore, ndërsa, Helenius para shtatë ditësh ka mposhtur Mika Mielonën.
Dyshja duket se janë të freskët për këtë përballje, ku mbrëmja e së shtunës do t’i dëshmoj adhuruesve të boksit gjithqka.
Aurora Verbica
09.08.2023