Terbunja triumfon ndaj Dardar me vendim unanim
1 min readParamount Theatre, Huntington, New York, 17 qershor 2016 – Pas një pauze të gjatë dhe të mundimshme për dy vite, Naim Terbunja është rikthyer me fitore të rëndësishme ndaj amerikanit, Lanny Dardar. Ai sonte dëshmoi kapacitetin e tij, ndërsa që boksit ka për ti dhënë akoma vlera.
Ndonëse ishte pritur një përballje e lehtë për Terbunjën, kundërshtari nga Louisiana kishte ardhur për fitore dhe dyluftoi gjatë gjithë kohës duke mos i dhënë asnjë respekt boksierit tonë. Kjo fitore ishte e vështirë për Terbunjën pasi pushimi i gjatë ka lënë pasoja, por ai arriti me kujdes, me eksperiencën e tij ti kundërvihet duke fituar meçin me vendim unanim pas 6-raundeve.
Terbunja duhet që gjatë dy muajve të ardhshëm të zhvilloj një tjetër meç. Meçet dhe kundërshtarët sikur se ishte sonte Dardar do t`i ndihmojnë të kthejë vetbesimin dhe njëkohësisht të përmisoj performancën.
Për t`a përkrahur Terbunjën sonte në Teatrin Paramount ishte boksieri ynë i mirënjohur, Elvir Muriqi. Muriqi gjithmonë përkrah boksierin tonë duke i dhënë mbeshtetje dhe motivim.
Me këtë fitore Terbunja rritë bilancin e tij në boksin profesionist prej 8 fitoresh dhe 1 humbje në gjithsejt 9 meçe të zhvilluara. Ndërsa Dardar pësoi humbjen e 6-të në karrierë, karshi 3 fitoreve (1 KO) dhe 2 barazimeve në gjithsejt 11 meçe.
Artan Vërbica
17 qershor 2016